
Po kalonte rrugën, makina përplas 7-vjeçaren afgane në Shëngjin
E Premte 10 Mars 2023, 16:04
Dritare.net
Një aksident ka ndodhur në Shëngjin ditën e sotme. Një 7-vjeçare afgane është përplasur nga makina teksa po kalonte rrugën për të shkuar te hoteli ku ajo strehohej me familjen për gati rreth 2 vjet.
E vogla është dërguar në spital dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë është shoqëruar nga policia, shoferi i makinës që përplasi fëmijën./K.C/dritare.net

















