Na ndiqni edhe në

Kronikë

Shkon tre numri i viktimave nga aksidenti te Tegu

Shkon tre numri i viktimave nga aksidenti te Tegu


Është rënduar bilanci i aksidentit të rëndë që ndodhi pasditen e sotme te mbikalimi i Tegut. Ka shkuar në 3 numri i viktimave nga aksidenti.
Nderroi jetë edhe shoferi i Audit, që shkaktoi aksidentin duke dale nga mbirrotullimi i Tegut dhe përfundoi në autotostradë, ku ra mbi një mjet tjetër.

Në mjetin “Audi” pasagjerja përpara ndërroi jetë menjëherë pas aksidentit, ndërsa vajza tjetër fillimisht është vlerësuar me shenja jete, por nuk ka arritur t’u mbijetoje plagëve. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit Audi, Klevis Ruçaj 20 vjeç, vdiq disa orë më vonë në spital. Nga ky aksident janë edhe 4 të plagosur./K.C/dritare.net