
Krimi në Paskuqan/ Autori shkoi t'i kërkonte ish-gruas 5 milionë lekë
E Mërkurë 1 Mars 2023, 17:05
Dritare.net
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i mesditës së sotme në Tiranë. 40-vjeçari Ramazan Hutra ekzekutoi me armë zjarri motrën e ish-gruas së tij Mevlute Hysa 30 vjeçe dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, kunata e ish-gruas së tij, e fejuara e vëllait të saj.
Mësohet se Hutra ka patur konflikte të vazhdueshme me bashkëjetuesen e tij, Elena Hysën.
Kjo e fundit është larguar nga banesa e tij nga sherret dhe ai ka shkuar në banesë për t’i kërkuar lekët e shpenzimeve që kishte bërë për të, rreth 500 mijë lekë të reja (5 milionë lekë të vjetra). Menjëherë në atë kohë është thirrur policia e zonës që e ka arrestuar Hutrën për dhunë ndaj bashkëjetueses dhe aty kjo ka marrë urdhër mbrojtje./K.C/dritare.net

















