Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Paskuqan/ Vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë, ja e shkuara kriminale e autorit!

Paskuqan/ Vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë, ja e shkuara

Dan Hutra, autori i krimit në Paskuqan, sipas njoftimit të policisë është një personazh me të shkuar kriminale.

Në 2007 Dan Hutra është dënuar pasi ka vrarë ish-gruan Dafina Havalja, me dy goditje thike në zemër e mëlçi.

“Po, unë e kam vrarë gruan time, Dafinen, me thikë. Jemi grindur dhe me pas e kam goditur, por gjithçka e kam bërë pa vetëdije”, ka dëshmuar asokohe Dan Hutra.

Por Hutra kishte qenë i dënuar edhe në vitin 2003 pasi kishte marrë peng kunatën dhe e kishte përdhunuar. Në 2014 në qelinë ku vuante burgun në Drenove kishte futur disa sharra hekuri.

Dan Hutra, autor i masakrës, ishte arrestuar në qershor të vitit 2021 për dhunë në familje, por ishte lënë i lirë më 16 shkurt 2023./A.ZH-dritare.net