Na ndiqni edhe në

Kronikë

Flet shoferi i autobusit që u përmbys në Tiranë

Flet shoferi i autobusit që u përmbys në Tiranë

Këtë pasdite një autobus u përplas në Rrugën e Elbasanit në Tiranë dhe për pasojë mbetën të lënduar tre persona.

Pas aksidentit shoferi i autobusit u shoqërua nga policia. Në dëshminë e tij në polici shoferi tha se nuk ka arritur të mbajë kontrollin e autobusit teksa po udhëtonte në rrugën e pjerrët, pak pasi kaloi Pallatin e Brigadave.

Ndërsa pas testit të alkoolit rezultoi se shoferi nuk ka konsumuar alkool dhe nuk ka qenë me shpejtësi, ndërsa aksidenti besohet se ka ndodhur si pasojë e një gabimi teknik./K.C/dritare.net