Na ndiqni edhe në

Kronikë

Përmbyset autobusi në Tiranë, 3 të plagosur!

Përmbyset autobusi në Tiranë, 3 të plagosur!

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Elbasanit në Tiranë, ku një autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Sipas policisë janë plagosur 3 persona.

Njoftimi i policisë

"Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2023, rreth orës 15:45, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.


Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.


Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë."/K.C/dritare.net