Na ndiqni edhe në

Kronikë

Dosja Babale/ Shtyhet për të shtatën herë gjyqi ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji!

Dosja Babale/ Shtyhet për të shtatën herë gjyqi ndaj

Seanca gjyqësore për deputetin Ervin Salianji është shtyrë për të shtatën herë radhazi. Sipas njoftimit nga Gjykata e Apelit, shkak është bërë mungesa e trupës gjykuese, ku mungon njëri prej anëtarëve të saj.

Deputeti demokrat është shpallur fajtor për kallëzim të rremë për çështjen "Babale", ku i është dhë masa e dënimit një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë, vendim të cilin deputeti e ka çuar tani në Apel.

Njoftimi:

Sot me datë 16.01.2023 ora 13:30, është planifikuar seanca gjyqësore e çështjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj.

Ju komunikojmë se dhe sot për arsye objektive një nga anëtaret e trupit gjykues nuk do të jetë i pranishëm.


Në kushtet e mësipërme, seanca gjyqësore nuk do të mund të zhvillohet.

Dita dhe ora e seancës së ardhshme do të komunikohet sapo të caktohet./dritare.net