Na ndiqni edhe në

Kronikë

“Do ta bëj vendin gjak”/ Si Dan Hutra i paralajmëroi vrasjet 1 vit më parë!

“Do ta bëj vendin gjak”/ Si Dan Hutra i paralajmëroi

40-vjeçari Ramazan Hutra ekzekutoi me armë zjarri motrën e ish-gruas së tij Mevlute Hysa 30 vjeçe dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, kunata e ish-gruas së tij, e fejuara e vëllait të saj. Mësohet se Hutra ka patur konflikte të vazhdueshme me bashkëjetuesen e tij, Elena Hysën. Në qershor të 2022-shit, nuk pranonte atësinë e fëmijës.

Për këtë arsye Elena Hysa shkoi te familja e saj, ku Dan Hutra e ndoqi nga pas dhe pasi familja i dha 1850 euro nga 4000 euro-t e shpenzuara për fejesën, ai i kërcënoi duke u thënë: “Nëse nuk mi jepni do ta bëj vendin gjak, nuk do mbaj kopilin tuaj, do flasin mediat botërore për mua.”


Pas kallëzimit në polici, Elena Hysa mori urdhër-mbrojtje ndërsa Dan Hutra vijonte të mohonte se ka ushtruar dhunë ndaj saj. Në këto kushte pas marrjes së kallëzimit nga ana e policisë gjyqësore, më datë 16.06.2022, është kryer arrestimi i shtetasit Dan Hutra për kryerjen e veprës penale “Dhunë në Familje”, ku qëndroi 8 muaj i burgosur, pavarësisht se kërkoi dënim më të lehtë./K.C/dritare.net