Atentat anëtarit të fisit Bajri në Shkodër, plagoset në sy të nënës
E Mërkurë 9 Mars 2022, 20:08
Dritare.net

Një anëtar i fisit Bajri ka mbetur i plagosur në një atentat mbrëmjen e sotme në lagjen Dobraç të Shkodrës. Admir Bajri, 38 vjeç, u qëllua me breshëri plumbash teksa po lëvizte me makinë tip 'Benz', ndërsa shoqërohej nga e ëma.
Kjo e fundit, fatmirësisht nuk ka marrë plagë. Atentatorët i bënë pritë Bajrit dhe pasi e qëlluan me breshëri automatiku, u larguan në drejtim të paditur.
Fisi Bajri është jo pak i njohur, kjo për faktin se në vitin 2018, në kuadër të operacionit 'Oaz', u arrestuan disa prej anëtarëve të këtij fisi, të akuzuar për grup të strukturuar kriminal, gjobëvënie, vrasje dhe punësime të paligjshme./Dritare.net