Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Njërin vëlla polic e tjetrin avokat, detaje për njërin nga viktimat e tragjedisë në Prizren!

Njërin vëlla polic e tjetrin avokat, detaje për njërin nga

Nata e kaluar ishte e kobshme për tre persona. Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, dyshohet të kenë qenë duke parë një garë mes veturash në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Njëra nga veturat e ka humbur kontrollin dhe ka goditur shikuesit, ku humbën jetën Syla, Delija dhe Bibaj.

Shoferi i veturës i cili është arrestuar, është familjar i afërt i të ndjerit Lordi Syla.

I ndjeri sipas informatave jozyrtare, kishte shkuar për ta parë garën mes familjarit të tij dhe shoferit të një veture tjetër.

Gazeta Nacionale nga burimet e veta ka mësuar gjithashtu se viktima Lordi Syla, është vëlla i avokatit të njohur, Leutrim Syla. Ndërsa vëllai tjetër i Lordit, është Ali Syla, polic i Kosovës. Kjo mund të shihet edhe nëpër fotografi të ndryshme në rrjete sociale. Edhe polici Syla është gjithashtu figurë e njohur për punën e tij në Policinë e Kosovës.

Babai i Lordit, Muhamet Syla, ishte luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Muhameti ditën e sotme ka bërë edhe një postim në rrjete sociale.

“Ma kpute zemren bab, ishallah Allahu ne xhehnet”, ka shkruar ai.