Albin Kurti: Ardita Sinani, kryetarja e re e Komunës së Preshevës!
Dritare.net
Ardita Sinani është zgjedhur kryetarja e re e Komunës së Preshevës, komunës më të madhe me shqiptarë në territorin e Serbisë. Për këtë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Përmes një postimi në Facebook, Kurti uron Sinanin dhe shqiptarët e Preshevës për këtë fitore të madhe.
"Urimet më të sinqerta e të përzemërta Ardita Sinanit për detyren e re si Kryetare e Komunës së Preshevës, si dhe banorëve të saj për kryetaren e re të komunës së tyre. Fitorja bindëse në zgjedhjet e qeshorit ishte përcaktim i qartë i vullnetit të qytetarëve për komunën që duan dhe mandat i fuqishëm i Arditës për të udhëhequr e qeverisur në atë drejtim.
Bashkë me urimin për suksese dhe punë të mbarë në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive, shpreh gatishmërinë time dhe të qeverisë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës dhe qytetarëve atje pa dallim.", shkruan Kurti në Facebook./K.C/dritare.net