Koronavirusi/ Në Itali 29 viktima. Franca anulon tubimet, mbledhjet me investitorë dhe maratonat
Dritare.net
Teksa Italia po bërballet me këtë alarm, Franca ka njoftuar masa të jashtëzakonshme.
Anulimi i tubimeve të mëdha në hapësira të mbyllura dhe të hapura u bë me dije nga Ministri i francez i Shëndetësisë Olivier Véran pas mbledhjes se qeverisë. Në të gjithë vendin, “të gjitha tubimet e më shumë se 5,000 njerëzve në hapësira të mbyllura do të anulohen”, tha ministri i shëndetësisë. E njëjta gjë vlen edhe për ngjarjet “në një mjedis të hapur, ku njerëzit mund të përzihen me të tjerët nga zonat ku virusi mund të qarkullojë”.
Kufizimet e shtrënguara në tubimet publike patën një ndikim të menjëhershëm. Një shfaqje e madhe tregtare katër-ditore në Kanë për investitorët e pasurive u shty nga marsi në qershor.
Sipas kësaj, gjysmë maratona e Parisit e planifikuar për të dielën nuk do të zhvillohet./ I.M-Dritare.net