Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kol Balla i mori vendin, Turi nuk ikën nga Vizioni

Kol Balla i mori vendin, Turi nuk ikën nga Vizioni
Orët e fundit të ditës së djeshme filluan të qarkullojnë fjalë se Turjan Hyska do të largohet nga Vizion Plus. Emisioni i tij, Oktapod, u mbyll thuajse një muaj më parë dhe burime pranë Xing.al aluduan se moderatori do të nisë një emision të ri në ekranin e Klan Plus.

Anabel.al kontaktoi me Hyskën dhe enden pa formuluar pyetjen, ai u përgjigj:

“Jo, jo, jo, jo, nuk është e vërtëtë. Është lajm i rremë.”

Pra, nuk do të largohet nga Vizion Plus. Të njëjtin mesazh përcolli edhe në Instagram Stories.

“O Mamaq ç’na bëre se na çave telefonin,” i thotë ai Ermal Mamaqit, njeriut pas Xing.al.

Në shtator të 2013-s, Turjan Hyska u emërua drejtor ekzekutiv i Vizion Plus. Në 2018-n, kur Sokol Balla kaloi nga Top Channel në Vizion Plus, u raportua se edhe ai mori këtë post. Sidoqoftë, raportime të tjera shkruajnë se Ballës iu la në dorë drejtimi i televizionit dhe në varësi departamenti i informacionit. Shenjat tregojnë se Balla i zuri vendin Hyskës si drejtor ekzekutiv, por sidoqoftë, kjo s’është e qartë.

Me mbylljen e përkohshme ose jo të Oktapod dhe me zëvendësimin e supozuar, Hyska moderon thjesht Tornado me para. Programet e tjera nën moderimin e tij, Oktapod dhe Do You Have an Idea janë off air sipas faqes zyrtare të Vizion Plus. /anabel.al/

88888888.png