
Këto janë letrat që Xheki Kenedi i shkruajti burrit që refuzoi për martesë
E Premte 10 Shkurt 2017, 20:08
Dritare.net

Këto letra janë zbuluar kohët e fundit në shtëpinë në Uells ku banonte Gore dhe nipi i ambasadorit vendosi t’i shesë dhe të përdorë paratë për të rinovuar banesën historike.
Letrat flasin për propozimin për martesë që Gore i kishte bërë ish-zonjës së parë. Një propozim që ishte pasuar edhe nga disa pushime në nëntor 1967 mes Jacqueline dhe Gore në Kamboxhia, që kishte nxitur shumë artikuj mbi një marrëdhënie romantike mes të dyve.
Pak kohë pas kthimit në SHBA, Gore kishte marrë hapin e madh, por ishte refuzuar. Jackie O kishte preferuar Aristotele Onassis. “Kërkon të më mbrojë. Është inteligjent dhe i sjellshëm. Kam vendosur.”, i shkruante Jacqueline ish-ambasadorit Gore.

















