Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Këto 7 ushqime s’duhet t’i mbani kurrë në ngrirje!

Këto 7 ushqime s’duhet t’i mbani kurrë në ngrirje!
Të gjithë ne bëjmë gabime me ushqimin, sidomos për futjen në tyre në frigorifer.

Frigoriferi është shumë i dobishëm për kuzhinën, pasi e mban ushqimin freskët. Kur ushqimi ngrin, ju mund ta ruani më gjatë dhe ta konsumoni kur të doni.

Dritare.net ka sjellë për ju 7 ushqime që nuk duhet t’i fusni kurrë në ngrirje.

  • Vezën

Image result for veze

Shumë produkte ushqimore, zvogëlohen kur ngrijnë. E kundërta është për vezët. Kushdo që është përpjekur të ngrijë një vezë, është përballur me një shpërthim, pasi ajo nuk i reziston ngrirjes.

  • Djathin

Image result for djathe ne ngrirje

Nëse ju do ta ngrini djathin, ai do ta humbiste cilësinë e tij. Bëhet i tkurrshëm dhe prishet lehtë. Pastaj nëse doni të skuqni djathë, do të zhgënjeheni me pamjen që do të merrni.

  • Orizin

Image result for oriz

Nëse ju e mbani në frigorifer orizin, shija e tij do të prishet, edhe pse ju mund të mendoni se është gjëja më e mirë që mund të bëni. Sipas dritare.net, nëse ju e mbani orizin në frigorifer, pasi e gatuani, ai nuk do të ketë shijen që kishte në fillim. Gjëja më e mirë që mund të bëni, është ta hani orizin menjëherë sapo e përgatisni.

  • Makaronat

Image result for makaronat

Edhe makaronat, ashtu si orizi, kur futen në frigorifer, pasi janë gatuar, marrin një shije tjetër dhe jo të mirë. Kur makarona ngrin, dhe shkrin sërish, do ta humbasë gjithë përmbajtjen e niseshtesë. Por ju mund të ngrini salcën e makaronave, dhe pastaj ta gatuani sërish.

  • Majoneza

Image result for majoneza

Pasi ta ngrini majonezën, do të merrni një masë të ngrirë në formë gjizë, dhe jo të butë. Nëse është kështu, dritare.net ju këshillon mos ta konsumoni.

  • Patatet

Image result for patate

Patatet e papërpunuara, kur ngrijnë bëhen të pangrënshme, dhe u ikën shija e mirë.

  • Ushqimi i konservuar

Image result for Ushqimi i konservuar

Fasulet në kanoçe, ose ushqimet e tjera të konservuara nuk duhet të futen kurrë  në ngrirje. Kur ushqimi ngrin, me shumë mundësi do të shpërthejë dhe juve nuk do t’ju ngelet asgjë për të ngrënë./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net