Këngëtarja: Pas sherrit në shtëpi, me lekët e çmimit të Festivalit mami bleu një lavatriçe

Këngëtarja me zërin më të veçantë, Mariza Ikonomi, sot e ftuar në E Diell, iu përgjigj disa pyetjeve të gazetarëve. Ajo rrëfeu për karrierën e saj në muzikë, që ka nisur që kur ishte fëmijë.

Më tej, ajo tregoi një situatë sa komike, aq edhe të zakonshme, për familjet shqiptare të shumë viteve më parë. Në Festivalin e 33-të në RTSH, në vitin 1994, ajo fitoi çmimin e publikut, me këngën Telefonatë Zemrash, së bashku me të madhin Françesk Radi.  Sigurisht si një këngëtare Mariza dëshironte që me paratë e ftuara të blinte një piano. Dëshirë që nuk përkonte me atë të mamasë e cila donte një lavatriçe të re. Kush fitoi do të thoni ju? Po sigurisht mami.

LEXO DHE :  Vlorë, gjendet tre fuoristrada në det

“Ne kishim një lavatriçe të lodhur. Mora goxha lekë nga çmimi. Qava aq shumë, sa më vonë e mora edhe pianon që doja”, u shpreh këngëtarja./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.