Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Kampionja e tenisit shtatzënë, pozon topless për revistën prestigjoze

Kampionja e tenisit shtatzënë, pozon topless për revistën
Serena William është shtatzënë. Siç kishte lajmëruar ajo vetë në një foto në profilin e saj në Snapchat gjatë muajit prill, ndërsa sot ka vendosur krenarisht të dalë pa veshur asgjë në kopertinën e “Vanity Fair” . Fotoja është bërë nga fotografja Annie Leibovitz, në një pozë që të kujton Demi Moore kur doli në kopertinën e revistës në vitin 1991.

Kampionja e tenisit ka pozuar topless në kopertinë e revistës për muajin qërshor, duke mbajtur veshur vetëm mbathjet me një zinxhir të artë. Dhe imazhi është i pabesueshëm. Williams, padyshim është një nga tenistet më të rëndësishme të të gjitha kohërave,  dhe në duket mjaft me besim në vetvetve.

Brenda intervistës të Buzz Bissinger, ku William tregon historinë e saj të dashurisë me Alexis Ohanian të fejuarin e saj aktual dhe burrin e ardhshëm të Serenës, miliarderin me origjinë armene dhe themeluesin e rrjetit social Reddit.

Detajet e takimit të tyre (në Romë, gjatë një mëngjesi) deri  në lajmin e shtatzanisë. Serena ka deklaruar se kishte zbuluar se ishte shtatzënë para Australian Open, një surprizë.

“Nëse dikush do më kishte thënë në tetor apo nëntor, jo se do të prisja një fëmijë, do të kisha menduar që ai person do të ishte mashtruesi më i madh në botë”./dritare.net