Kallëzohen policët që shoqëruan Dritan Dajtit, u njoftuan me SMS!
E Hënë 20 Janar 2020, 15:03
Dritare.net
Sipas SHKBB, efektivët nuk kanë zbatuar rregullat e shoqërimit si edhe nuk kanë vlerësuar si duhet situatën, ndaj edhe për këtë arsye ka kallëzuar ata për shpërdorim të detyrës.
Më tej SHKBB thotë se njoftimi i lëvizjes së të dënuarit, është kryer me sms në sallën operative dhe nuk është vënë në dijeni drejtori i Burgjeve. Gjithashtu Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve vlerëson se për rastin në fjalë duhej të ishte bërë një analizë risku për situatën si edhe të verifikohej mirë situata e të dënuarit Dritan Dajti.
Sipas SHKBB i dënuarit Dajti duhej të dërgohej në spitale shtetërore pranë burgut, ndërsa nga ana e policisë të kallëzuar mungon vendimi i arsyetuar për lëvizjen e tij. / I.M-Dritare.net