
Ju tregoj jetën e natës së Budapestit dhe çmimin e hashashit!
Dritare.net

Një vizitë në Budapest nuk ka kuptim po nuk dolët për jetë nate, qoftë edhe për një gotë. Në këtë qytet jetojnë shumë të rinj dhe pub-et janë plot. Aq qejflinj janë sa birrat i pimë në vend të ujit. Ne na sugjeruan rrugicën “Ruins Bar”, që ngjante me Bllokun. Lokalet ishin njëra pas tjetrës, e ke mundësi zgjedhje sa të duash. Pasi provuam banjat termale mezi ua mbusha mendjen grupit që të dilnim. Sidorela, shoqja ime që jetonte në Budapest, më tha që duhej me patjetër të dilja, duke më njohur mirë si qejflie. Atë natë binte shi e çadra ishte gjëja më e bezdisur që mbaje në dorë. Duke ecur në lagjet pranë “Ruins Bar” shoh kushëririn tim me grupin shqiptar që ishim takuar në avion. Mu duk vetja sikur kisha dalë në Tiranë për xhiro. “Hajde mër drrreq,- i them atij- nuk shifemi nëpër Bllok e u pamë mu në mes të Budapestit.” Sa rastësi e çuditshme!
Futemi në clubin e parë që kishim pranë. Pasi kontrolluan çantat na lejuan të futeshim brenda pa pagesë. Nga një anë më mirë, se nuk je i sigurt se çfarë të pret brenda e, po s’të pëlqeu, nuk të dhimbsen lekët e hyrjes. Në sfond dëgjojmë këngën “Mambo number 5”. Booo sa të lashtë me repertorin këta! “Në cilin shekull jetojnë hungarezët me këtë lloj muzike”-i them kushërirës time. “Nuk e di, - më thotë, - por ambienti qenka i bukur.” Në clubet jashtë shtetit nuk para ka tavolina si këtu tek ne. Vetëm vend bosh që të kërcesh me pije në dorë dhe tek tuk anash ndonjë tavolinë. Ky club më pëlqeu shumë nga brenda pasi ndahej me ambiente të ndryshme. Kishte dhe pjesë përjashta me ngrohëse sepse cigarja nuk lejohej brenda. Ne nuk qëndruam gjatë pasi muzika na u duk pa lidhje.
Duke shkuar për t’i hedhur një sy clubit komshi, na ndalojnë disa çuna në rrugë. Ata dukeshin që i shkonin nga pas turistëve për të shitur ndonjë lloj droge. “A po kërkon diçka?” - më pyet njëri prej tyre. “Amon hajde mos rri duke bo muhabet dhe me këto tani”- më thotë xhaja. Unë ngec në rrugë duke folur me njerëzit, qoftë edhe kot, sa për të marrë vesh ndonjë gjë. Kurioze e madhe jam e dua t’i di të gjitha. “Të lutem, - i them - hajde e pyesim sa i kanë çmimet këta se po vdes nga kurioziteti. Nuk po kërkoj asgjë-i them atyre- pse çfarë keni ju për të më dhënë?” Filluan duke bërë lojëra fjalësh dhe unë u mbaja ison gjoja sikur nuk kuptoja që po flisja me dillera droge. Në fund u them të më japin një çmim për gjënë më të vogël që kanë, domethënë bar, jo substanca e budallallëqe të tjera. Kur ky tipi më thotë 30€, ja kputa një të qeshure. “Në fillim ma trego një herë, pastaj të shoh a e blej”,- i them unë. Më nxjerrin nga xhepi një sasi shumë të vogël të mbështjellë me qese plastmase. “Seriozisht 30€ për këtë piece of shit?! E dini ju që ne vijmë nga Shqipëria more? Në shtetin tonë këtë e blen për 3 euro. Mos të them që dhe kjo që ke në dorë është mall i sojit tonë e ti po më shet vetëm transportin,”- i them unë e indinjuar duke bërë pazar. Sapo i përmenda Shqipërinë i hapën sytë xixa. E di gjithë dynjaja që ne mbahemi për prodhim hashashi mo. “Kemi dëgjuar për Shqipërinë dhe bëmat tuaja,-ma kthejnë ata, por këtu tek ne kaq kushton”. U thashë ok nuk e marr dhe u largova. Kur njëri prej tyre që nuk i ishte ndjerë zëri i gojës më ndjek nga mbrapa. “Të lutem mos ik dhe më thuaj sa euro e do”- ngulmonte ai. E injorova duke qeshur dhe ika, pasi mbarova pazaret e mora vesh muhabetet që doja të dija.
Pasi provojmë dhe disa clube të tjera në atë rrugicë, vendosëm të shkonim tek Szimpla Kert, që ishim një ditë më parë. Vetëm se ditë të premte kishte radhë e duhet të prisje. Futemi në pubin tim të preferuar dhe ulemi në një tavolinë që mund të luaje futboll. Gjithandej dëgjoje gjuhë të ndryshme, e të dukej vetja si në shtëpi. Siç e thashë në artikullin më parë për Budapestin, Szimpla duhet vizituar patjetër nga qejflinjtë e jetës së natës. As këtu nuk mungonte ambienti jashtë i mbuluar me plastmasë e me ngrohje që mos ta ndjesh të ftohtin.
Pasi mbaruam eksplorimin e clubeve, ju futëm kërkimit për të ngrënë diçka. Gjetëm një vend të vogël që shkruante “Turk Kebap” e porositëm diçka që ngjante me sufllaqet tona. Për t’i treguar shitësit që Turqinë e dua shumë, i fola disa fjalë në gjuhën e tij. Ju bë zemra mal dhe nuk pushonte më së foluri i shkreti, megjithëse s’kuptoja gjë. Duke bërë thashetheme për popullin hungarez, më thotë “Femrat hungareze janë orospu” që në gjuhën e tyre do të thotë kurva ose rruspie. Dhe unë e lumtur qe e dija kuptimin e fjalës u them grupit “Oooo oruspu do të thotë kurvëëë, a ju thashë që kështu më duken dhe muaaa.”
S’më mbante vendi që po merresha vesh gjysmë me shenja e dy fjalë turqisht. Pastaj nuk u kuptuam ça fliste i zoti i punës, ama ramë dakord për të njëjtën gjë “Oruspu evet tamam”. Tani le të dynden gjithë çunat në Budapest!/dritare.net

















