Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Jennifer Lopez, frymëzoi mijëra nëna vetëm me një postim në instagram!

Jennifer Lopez, frymëzoi mijëra nëna vetëm me një

Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez, postoi të dielën një foto të saj me rroba banje, ku dukej si gjithmonë mjaft në formë. Ajo e përshkroi këtë foto vetëm me dy fjalë:

“E relaksuar dhe plot me energji”. Një foto që u bë virale,  duke inkurajuar mijëra nëna për të pasur një trup të shëndetshëm .

Ishte Maria Kang, themeluese e fitnesit ‘No Exuse Mom’, ndër të parat që hapi një sfidë në rrjetet sociale nën hashtagun #jlochallenge.

Nëna të të gjithë moshave, iu përgjigjën menjëherë kësaj sfide të re, duke postuar foto të trupit të tyre.

“Mos gjeni justifikime, por punoni. Nëse Jennifer mund ta bëjë, ashtu si mijëra nëna që vijnë dhe punojnë me mua për të pasur një trup të shëndetshëm, mund ta bëni edhe ju”, shkroi ajo në instagram.

Kjo sfidë nuk ka të bëjë vetëm me belin e hollë apo trupin e tonifikuar, por më shumë me marrjen e përgjegjësive, për të qenë e shëndetshme.

Një tjetër nënë që e përqafoi këtë sfidë shkruan këtë mesazh:

“Nëse Jennifer Lopez, mund t’ia dalë, pa dyshim që këtë mund ta bëjmë edhe ne. Unë e dua trupin tim.

Por me vite kam pësuar shumë shumë ndryshime, sepse kam lindur dy fëmijë. Tani kam strija, kam marrë shumë kile, por unë nuk do të ndalem së stërvituri”./L.F-dritare.net