Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja si u bë Mykonos, ishulli i super të pasurve!

Ja si u bë Mykonos, ishulli i super të pasurve!
Ishulli Grek, Mykonos, është shndërruar në destinacionin e njerëzve të pasur.

Image result for mykonos greece

Ky vend ka tërhequr turistët që nga vitet 1920. Tashmë ishulli i njohur në gjithë botën, u bë i preferuar edhe për homoseksualët në vitet '70, kur piktori italo-amerikan Pierro Aversa dhe një peshkatar vendas, Andreas Koutsoukos, vendosën të krijojnë një bar për komunitetin LGBT, informon dritare.net.

Mykonos nuk mirëpret njerëz të zakonshëm. Ata që e vizitojnë këtë ishull i bashkon një pikë, janë njerëz me pasuri marramendëse.

Për Lewis Hamilton, modelet Bella Hadid dhe Heidi Klum, këngëtaret me famë botërore, Nicole Scherzinger, Rihana, Beyonce, aktori Leonardo DiCaprio, ky destinacion është i preferuari. Ata që vizitojnë këtë vend shpenzojnë nga 50.000 deri në 100.000 euro, informon dritare.net.

"Kjo shifër nuk është aspak e pazakontë, për këtë ishull" shprehen banorët në Mykonos.

Vipat, preferojnë vilat buzë detit, të cilat kushtojnë minimalisht 5 mijë euro dita.

Nammos, është vendi i preferuar për miliarderët. Në plazhin fantastik, me pamje mahnitëse, ankorohen jahtet më të shtrenjta në botë.

Duke parë se sa para po sillnin vizitorët e pasur, pronarët e Nammos, shtuan investimet. Hotelet me pesë yje janë super luksozë, me dhomat me jakuzi dhe shumë moderne, informon dritare.net.

Restoranti ofron meny të shumëllojshme, madje nëse dëshironi keni në dispozicion edhe një kuzhinier personal për të përmbushur të gjithë dëshirat tuaja.

Në këtë vend, janë 20 dyqanet më firmat më të shtrenjta në botë.

Ju mund të blini Gucci, Burberry dhe Louis Vuitton apo Dior.

Këtu ndodhet edhe Galeria e artit Eden, ku punimet e artistit të grafiteve Alec Monopoly kushtojnë më shumë se 200.000 €.

Scorpios është një tjetër tjetër destinacion i Mykonos, për festat super luksoze.

Elena, një ndër vajzat që mirëpret mysafirët aty, thotë se në festat që zhvillohen, marrin pjesë deri në 3 mijë njerëz, informon dritare.net.

Në Scorpions, shkojnë vetëm njerëzit e famshëm. Madje Elena, tregon një histori paksa komike me modelen e njohur Gigi Hadid.

"Një natë na vizitoi Gigi Hadid, por unë nuk dija se kush ishte. Restoranti po mbyllej për 10 minuta dhe unë i thashë që nëse e ke gati porosinë atëherë dakord, por nëse vonohesh na duhet ta mbyllim. Pastaj më pas vajzat e tjera  më thanë: Elena, hajde, është Gigi Hadid. Ajo mund të ha darkë sa herë që dëshiron, në çdo orë. Mbeta paksa e turpëruar", shprehet ajo.

Vendasit, janë shumë të paktë në Nammos. Ata i kanë shitur të gjitha pronat e tyre. Ata ankohen se fluksi i pushuesve të pasur, ka rritur çmimet e të gjitha shtëpive në ishull, duke e bërë të vështirë jetesën aty, informon dritare.net. Nick, i cili punon për një kompani për makinat me qira, thotë se qiraja e tij në një shtëpi të vogël është rritur nga 400 në 600 € në muaj. Nga ana tjetër ai thotë se pagat janë të larta në Mykonos.

Turistët kanë bërë që çmimet të rriten, por gjithashtu kanë krijuar shumë punë që paguajnë mirë. Djem dhe vajza nga e nga e gjithë Greqia, por jo vetëm, zhvendosen në Mykonos në sezonet  e fluksit të punës.

Dritare.net informon se numri i vizitorëve ndërkombëtarë në aeroportin Mykonos, u rrit 5 herë më shumë gjashtë muajt e parë të 2019 në krahasim me 2018.

Çdo ditë gjatë pikut të sezonit në gusht, më shumë se 200 aeroplanë, duke përfshirë edhe avionët privatë, kanë zbarkuar  në aeroport.

Përshtati nga The Guardian për dritare.net Lorena Fjolla.