Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja si do të jetë moti gjatë muajit Mars!

Ja si do të jetë moti gjatë muajit Mars!
Ditët e mira dhe të ngrohta duken të largëta. Marsi na premton vetëm shi. Sipas parashikimit të motit në Accuweather, reshjet e shiut pritet të jenë të vazhdueshme në mbarë territorin e vendit, ndërsa përkeqësime do të ketë në mesin e muajit duke vijuar me ndërprerje deri në fund të Marsit.

Sot vendi ndodhet nën pushtetin e shiut dhe stuhive. Sipas parashikimit te Motit ne Shqiptarja.com, shiu do të vijojë dhe ditën e mërkurë, si dhe pritet të ketë një ngritje të lehtë të temperaturave.

Pas një përmirësimi të motit, të shtunën dielli do të shkëlqejë, por temperaturat do të kenë një zbritje të lehtë për t’u lënë vendin reshjeve të shiut që do të mbyllin muajin.

Në zonat juglindore të vendit temperaturat pritet të bien deri në 0 e -1, kurse në zonat veriore më e ulëta do të shënojë 2-3 gradë Celsius, kurse në zonën qendrore të vendit, temperatura më e ulët do të shënohet gjatë mesit të muajit, në vlera 6 e 7 gradë Celsius.

Ndërkaq mund t’u gëzohemi temperaturave të ngrohta kësaj të shtune që do të të arrijnë në vlerat 20 gradë Celsius pasi stina e Pranverës ka vendosur të mbyllë marsin plot lagështirë dhe temperatura të freskëta.