Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja sekreti për një martesë të gjatë dhe të shëndetshme!

Ja sekreti për një martesë të gjatë dhe të
Martesa është një nga hapat më të rëndësishëm që merr një çift. Gjetja e dashurisë së vërtetë është synimi i shumë njerëzve, dhe duke u martuar, mendojnë se çdo gjë do të shkojë mirë, si në fillim. Në realitet nuk është kështu. Ndodh që shumë çifte të divorcohen. Por çfarë të bëni ju, që martesa të zgjasë sa një jetë. Këtë jua tregon dritare.net, përmes disa këshillave.

Shprehni vlerësim

Një martesë mbahet e gjallë dhe me emocione, nëse ju shprehni vlerësim për njëri-tjetrin. Duke injoruar nevojat personale të partnerit/partneres, mbase dhe pa vetëdije, mund të sjellë pakënaqësi në çift. Shprehja e vlerësimit nxit një marrëdhënie pozitive, informon dritare.net.

Diskutoni rreth stresit

Një studim i botuar nga ‘Journal of Marital and Therapy Family’  zbuloi se të flasësh për stresin me partnerin, është terapia më e mirë për një martesë. Bisedat lehtësojnë stresin.

Jini të dashur

Shumë shpesh ndodh që çiftet që kanë disa vjet martesë, krijojnë një distancë, pa kuptuar. Dritare.net ju këshillon t’i shprehni njëri-tjetrit ndjenjat, të përkëdheleni dhe të qëndroni dorë për dore. Këto gjeste tregojnë vlerësim dhe dashuri.

Festoni lajmet e mira

Festimi i lajmeve të mira sjell energji pozitive në martesën tuaj. Divorcet ndodhin për shkak të mungesës së pozitivitetit. Mënyra më e mirë për të bërë që martesa juaj të zgjasë është duke shprehur emocionet./E.B-dritare.net