
Ja pse gjyshja nga ana e mamit është më e rëndësishme për fëmijët!
Dritare.net

Dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë disa teori të studiuara mbi rolin që ka një gjyshe tek fëmija.
Gjenet janë njësi themelore të trashëgimisë të përbërë nga ADN-ja. Por është vërtetuar sipas gjenetikës, se gjyshërit ndajnë mesatarisht 25% të ADN-së së tyre me nipërit e tyre.Ne trashëgojmë gjenet nga gjyshërit tanë, por sipas shkencëtarëve janë gjyshërit nga ana e nënën që kanë shkallën më të lartë të ndikimit tek pasardhësit. Është diçka e veçantë që ne trashëgojmë më shumë nga gjyshet tona sesa nga gjyshërit.
Prindërit e nënës kanë lidhje më të ngushta me nipërit dhe mbesat e tyre, pasi fëmija merr më shumë nga prindërit e nënës.
Sipas disa sondazheve në shumë familje, gjyshet nga ana e nënës marrin më shumë përgjegjësi për fëmijët dhe kalojnë shumë kohë me ta.
Një nga teoritë thotë se ndryshimi në mënyrën se si gjyshërit nga nëna janë të lidhur me nipërit e mbesat e tyre mund të shpjegohet me lidhjen kromozomit X. Gjyshërit e nënës kanë 25% lidhje me dy nipërit dhe mbesat, ndërsa gjyshërit nga babai kalojnë në një nga kromozomet e tyre X tek mbesat e tyre, por jo tek nipërit e tyre. Kjo i bën gjyshërit e tyre 50% të X-të të lidhur me mbesat e tyre dhe 0% të X-të të lidhur me nipërit e tyre.
Një tjetër teori sugjeron se fakti që natyra e ka bërë nënën të jetë më e lidhur me fëmijën duke qenë se është ajo që krijon një jetë nga jeta e saj, fëmijët lidhen më shumë me nënën dhe prindërit e saj.
Roli unik i gjyshes nga nëna është një tjetër teori e sugjeruar
Kjo teori që u zhvillua nga novelisti kilian, eseisti dhe dramaturgu Alejandro Jodorowsky, sugjeron se nga të katër gjyshërit ne jemi më të lidhur ngushtë me gjyshet. Sipas teorisë së tij, gjenet tona mund të "kalojnë" një brez dhe të kalojnë nga gjyshërit tanë drejtpërdrejt tek ne, gjë që mund të provohet nga fakti se disa njerëz u ngjajnë gjyshërve të tyre më shumë sesa vetë prindërve. Jodorowsky beson se përveç gjeneve, nënat ju kalojnë edhe emocionet vajzave të tyre, të cilat më vonë i kalojnë ato tek fëmijët e tyre.
Teoritë që ju treguam më sipër flasin për rolin e veçantë të gjyshes së nënës në jetën e një fëmije.
Asgjë nuk është e prerë me thikë, sigurisht që në varësi të familjeve të ndryshme fëmijët mund të jenë të lidhur edhe me prindërit e babait e jo vetëm të nënës. Dritare.net ju sugjeron të jeni mirënjohës dhe të vlerësoni dashurinë, kujdesin dhe mençurinë që na japin gjyshërit dhe gjyshet, pavarësisht nga lidhja gjenetike që kemi./A.C/dritare.net

















