Ja maska ideale për trajtimin e flokëve pas plazhit!

Për vajzat hapja e sezonit veror i gëzon shumë, sepse rrezet dhe nxirja që marrin në det është tepër e rëndësishme për to. Por përveç kësaj të mire, të gjitha vajzat kanë një merak të përbashkët lidhur me flokët.

Nën rrezatimin e diellit flokët dëmtohen, thahen shumë dhe uji me kripë i detit i këput ato.

Dritare.net po ju sjell sot një maskë perfekte që do t’ju bëjë të shpëtoni nga majat e dyfishta të flokëve.

Efekti i saj është i menjëhershëm dhe ju do ta ndieni që në prekjen e parë të flokëve ndryshimin fantastik.

Mjafton të merrni tre përbërës, 1 vezë, 1 lugë pluhuri neem, 1 lugë vaj kokosi dhe i miksoni ato. Pastaj aplikojeni në të gjithë rrënjën e flokut. Mbajeni 30 minuta dhe pas larjes mund të bëni shpëlarje me uthull molle të holluar që flokët tuaj të shkëlqejnë më shumë.

LEXO DHE :  Të shfuqizohen privilegjet e deputetëve të vendit më të varfër të Europës!

Pas kësaj maske do të keni shumë rezultat, rrënjët e flokëve do të jenë më të forta, do t’ju dalin flokë të rinj, nuk do të keni më rënie si më parë. Flokët do të jenë të butë, me shkëlqim  dhe do t’ju zgjaten./A.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.