Ja çfarë ndodh me trupin tuaj, nëse hani vezë çdo ditë!
Dritare.net
Trupi ynë prodhon 11 acide yndyrore esenciale, të cilat janë thelbësore për funksionimin e duhur të trupit, dhe vezët përmbajnë 9 më shumë, të cilat janë po ashtu të nevojshme. Sipas ‘Qendrës Shëndetësore’ (Health Center) nëse trupit tuaj i mungojnë këto 9 acide yndyrore esenciale, ju mund të përjetoni lodhje kronike, lëkurë dhe flokë të dobët, dhe dobësim të sistemit imunitar.
Prandaj, përdorimi i rregullt i vezëve siguron përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore. Ja disa prej tyre:
Veza rrit sistemin imunitar
Një ose dy vezë në ditë ju ndihmojnë të luftoni infeksionet, pasi vezët janë të pasura me selenium, i cili është jashtëzakonisht i dobishëm për një sistem të shëndoshë dhe të fortë imunitar, dhe konsumimi i vezës rregullon hormonin e gjëndrës së tiroides.
Veza redukton stresin dhe lehtëson ankthin
Vezët përmbajnë aminoacide esenciale që ndihmojnë shëndetin mendor, rregullojnë çlirimin e serotoninës, e cila është një neurotransmetues përgjegjës për relaksimin, qetësinë dhe humor të mirë.
Veza rregullon nivelin e kolesterolit
Një vezë ka 200 miligram kolesterol, por ata nuk janë aspak të dëmshme për shëndetin, pasi në fakt ulin nivelet e kolesterolit të keq (LDL) dhe ngrenë nivelet e kolesterolit të mirë (HDL).
Veza rrit përmirëson shëndetin e dhëmbëve dhe kockave
Vezët janë burimi më i mirë i vitaminës D, së bashku me rrezet e diellit. Kjo vitaminë është thelbësore për rritjen dhe zhvillimin e kockave dhe dhëmbëve. Për më tepër, kjo vitaminë nxit absorbimin e kalciumit, e cila është esenciale për metabolizmin, tretje dhe shëndetin e zemrës.
Veza përmirëson lëkurën
Vezët janë jashtëzakonisht të pasura me vitaminë B-kompleks, të cilat janë thelbësore për shëndetin e flokëve dhe lëkurës, si dhe për funksionimin e duhur të mëlçisë dhe syve. Vezët janë veçanërisht të pasura me vitaminë B2 dhe B12, dhe hulumtimet kanë treguar se vitaminat B-kompleks janë vendimtare për një funksionim të shëndetshëm të mendjes dhe sistemit nervor.
Veza stimulon humbjen e peshës
Vezët japin ndjesinë e ngopjes, kështu që ata janë një zgjidhje e përkryer për mëngjes tuaj. Ata shmangin dëshirat për ushqim, rregullojnë oreksin dhe ulin rrezikun e mbingrënies. Sipas studimeve, njerëzit që hanë vezë çdo mëngjes, konsumojnë më pak kalori gjatë pjesës tjetër të ditës.
Veza mbron shëndetin e syve
Vezët përbëhen nga 2 antioksidantë, të cilët rrisin shikimin dhe shëndetin e syve. Gjithashtu, ulin rrezikun e sëmundjeve të syrit, si kataraktet dhe degjenerimin makular./dritare.net