
Ja 5 mënyra si të përdorim Instagramin, në mënyrë të shëndetshme!
Dritare.net

Por, jo vetëm të rinjtë që përorin Instagramin dhe mediat e tjera sociale ndikohen negativisht. Kjo vlen edhe për të rriturit deri në moshën 32 vjeçare. Adoleshentët dhe të rriturit i shohin ngjarjet në Instagram dhe reagojnë ndaj tyre.
Për shembull, nëse një bloger shikon se blogu i dikujt tjetër ecën më shumë mund të ngjall xhelozi te ai. Apo ndonjë vajzë që është 20 vjeç dhe beqare, imazhet e çifteve të lumtura mund të shkaktojnë dëshpërim. Pra, kjo mund të ndodh në çdo moshë, informon dritare.net.
Të shmagësh përdorimin e Instagramit është pothuajse e pamundur, dhe në vend të kësaj dritare.net ofron disa këshilla për përdorimin e aplikacionit në një mënyrë të shëndetshme.
1.Mos ndiqni llogari që nuk ju sjellin gëzim.
Në momentin kur ju hapni një faqe apo profil në Intagram të dikujt tjetër duhet të shikoni dhe kuptoni veten tuaj ,si ju bën imazhi të ndiheni. Kujtoni gjithmonë se një imazh që prodhon ndjenjë negative për një person tjetër mund të sjellë ndjenja pozitive. Në nuk mund ta shohim të gjithë përmbajtjen e njëjtë dhe të kemi të njëjtin reagim.
Nëse nuk mund ta shikoni nëse llogaria ka ndikim te ju, dritare.net sugjeron t’i bëni unfollow llogarisë për disa javë për ta kuptuar. Nëse ndikimi është pozitiv atëherë ju mund t’i bëni refollow.
2.Shpëndani përmbajtjet pozitive.
Nëse ju ndiqni një llogari që ju bën të ndiheni mirë, ju mund të ndiqni të tjera të ngjashme. Dritare.net ju sugjeron të ndiqni llogaritë funny, meme ose që merren me hobi të veçantë si udhëtimet apo artin. Gjërat pozitive mund t’i shpëndani në mënyrë që gëzimi të përhapet edhe te individët e tjerë.
3.Kujtojini vetes që njerëzit nuk postojnë jetën e tyre të vërtëtë.
Sigurisht, ne e dimë që Instagrami paraqet një version të filtruar të realitetit. Është e rëndësishme që ta mbash në mendje gjatë gjithë kohës këtë gjë. Kur shikoni një mikun tuaj që publikojnë foto në instagram dhe tregon jetën e mrekullueshme që bën, ju e njihni atë si është në të vërtetë, kështuqë nuk keni përse të ndikoheni.
4.Postoni, bëni ‘like’, komentoni dhe shkruani mesazhe më shpesh.
Në përgjithësi, kalojmë më shumë kohë duke shikuar në mediat sociale sesa duke krijuar vetë apo duke komentuar. Përdorimi pasiv sjell krahasime sociale dhe zili, ndërsa përdorimi aktiv krijon ndjenjën e lidhjes shoqërore dhe miqësore. Nëse ju vetëm shikoni të tjerët, informon driate.net, mund t’ju bëj të ndiheni pesimist për jetën tuaj. Është më mirë të qëndroni aktiv në lidhjet tuaja online, të angazhoheni dhe të ndani foto.
5.Pyeteni veten për pesë “W” (ku, kur, çfarë, si dhe pse)
Është koha të t’i pyesni vetes pesë “W” pse po e përdorni Instagramin. Pra, pyeteni veten pse po përdorni Instagram (ndoshta për shkak se unë jam i mërzitur duke qëndruar në linjë , pastaj duke kërkuar sërish atë përgjigje (Pse jam i mërzitur duke pritur (sepse unë nuk jam duke folur me njerëzit rreth meje ) dhe përsëri ( Pse nuk flas me njerëzit rreth meje? Sepse unë jam nervoz për të filluar bisedën ) derisa ta keni bërë atë pesë herë. Rezultatet mund të zbulojnë ( herën tjetër, do të jem i guximshëm dhe do të përshëndes dikë në linjë ).
Shumë herë ne hapim llogarinë Instagram pa e menduar pse po e bëjmë një gjë të tillë. Njerëzit duhet t’ja bëjnë vetes këto pyetje dhe sapo të marrin përgjigje, mund të zgjedhin të shkarkojnë apo jo këtë aplikacion./Përshtati Enkeleda.Bodini -dritare.net

















