
Itali/ Sherr masiv në Firenze, plagoset rëndë shqiptari
E Martë 21 Qershor 2016, 18:06
Dritare.net

Shqiptari u godit nga një person i pa identifikuar me thikë në njërën dorë dhe në gjoks. Prerja është e thellë, duke përbërë kështu kërcënim për jetën.
I pari që shpëtoi shqiptarin dhe që thirrin ndihmën e shpejtë ishte një punonjës i një hoteli pranë vendngjarjes. Mediat italiane raportojnë se në sherr janë përfshirë të paktën dhe tre persona të tjerë që u larguan para mbërritjes së policisë.
Karabinierët kanë nisur hetimet për zbulimin e personave të përfshirë në sherr dhe autorin e plagosjes si dhe rrethanat e kësaj përplasjeje.

















