Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Itali/ 56-vjeç, vdes mjeku i infektuar me koronavirus

Itali/ 56-vjeç, vdes mjeku i infektuar me koronavirus
Numri i mjekëve të cilët kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, është rritur sërish. Marcello Natali, një mjek familjeje, është viktima e radhës e koronavirusit. Ai punonte si mjek në zonën e Codongo-s, në Itali. 56-vjeçari ishte shtruar fillimisht në spitalin e Kremones, por për shkak të gjendjes së rënduar dhe pneumonisë së rëndë, u transferua në Milano. Ditën e djeshme, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, u përhap lajmi, se doktori kishte ndërruar jetë, por rezultoi një lajm i rremë.

Ndërsa nuk kaloi shumë orë, ku u konfirmua lajmi se mjeku kishte ndërruar jetë sot.

Presidenti i Shoqatës së Mjekëve, në Bergamo, Guido Marinoni ka deklaruar për mediat italiane, se mjekët janë ata që sëmurën të parët, sepse shteti nuk u ka siguruat mbrojte. /L.F-dritare.net