
Itali/ Burri shqiptar masakron gruan me shkop, shkoi në shatërvan të hiqte njollat e gjakut
Dritare.net

Burri, i moshës 70 vjeçare, i cili dyshohet se është autori i ngjarjes së rëndë ndodhet në paraburgim me akuzën e vrasjes. Sipas të dhënave të para, gruaja ka vdekur pas disa goditjeve me shkop që kanë rezultuar fatale për jetën e saj.
Në shtëpi, në momentin e ngjarjes ka qenë vetëm gruaja dhe burri i saj (i biri ishte në punë, ndërkohë që gruaja e djalit, nusja e çiftit të moshuar bashkë me katër nipërit ndodhen prej disa ditësh në Shqipëri), shkruan “Panorama”.
Autori thuhet se u arrestua 500 metra larg nga banesa e tij, në gjendje të rënduar psikologjike, raportojnë mediat italiane. Mësohet se 71-vjeçari kishte shkuar për t’u larë në një shatërvan për të hequr njollat e gjakut.
Çifti shqiptar jetonte prej kohësh në një ndërtesë në rrugën “Gangaglietti 4”. Kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë sepse nga apartamenti i çiftit shqiptar dëgjoheshin ulërima.
Kur efektivë të policisë mbërritën në banesë, gjetën portën e hapur dhe gruan e shtrirë në dysheme në një “pellg gjaku”.
Fqinjët u thanë policëve se kishin parë autorin me shkop në dorë të dilte nga banesa dhe të ikte me shpejtësi. Kanë nisur hetimet për zbardhejn e shkaqeve të ngjarjes.

















