 
		                       Isa Mustafa president? Hila: Lajm i mirë për mumjet!
		                        	E Diel  15 Dhjetor 2019, 21:09
		                            
		   	    			Dritare.net
 
Shkak për mosarritjen e marrëveshjes, është pikërisht posti i Presidentit të Republikës, që LDK e kërkon pikërisht per udhëheqësin e saj Isa Mustafa.
Kur kanë mbetur edhe pak ditë që Kuvendi i Kosovës të konstituohet takimet mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës janë shtuar por ende pa një marrëveshje.
Në këto kushte, analisti Dritan Hila shkruan me humor se: “Berja e Isa Mustafes president i Kosovës, na jep shpresë të gjithë ne mumjeve se një ditë edhe ne mund të bëhemi”
Faraoni Ramses II
(Nga muzeu i Londres ku eshte i ekspozuar)”.
Hila nuk duket se bën humor me moshën e liderit të LDK-së, por me mënyrën që e karakteriizon sjelljen e tij politike si një fosil i së shkuarës./I.M-dritare.net

 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       