
Inteligjenca Artificiale zbulon fituesin e Rusia 2018
Dritare.net

Mes shumë spekulimesh, statistikash, dhe bastesh Universiteti Teknik i Dortmundit ka kombinuar inteligjencën artificiale me statistikat tradicionale për të gjetur fituesin e botërorit.
Universiteti Teknik i Dortmundit nxjerr se fituesi më i mundshëm është Spanja me 17,8%.
Por, gjërat do të bëhen më të komplikuara nëse Gjermania del e para në grupin e saj.
Shanset e Gjermanisë që të arrijnë në çerkfinale janë 58% ndërsa ato të Spanjës 78%, sepse Spanja mendohet se nuk do të përballet me skuadra të vështira në eliminime.
Nga ana tjetër ky eksperiment ka nxjerrë se nëse të dy skuadrat arrijnë në çerekfinale shanset janë të barabarta, por pas 100 000 simulimeve ekipi i Universitetit drejtuar nga studiuesi Andreas Groll nxjerr Gjermaninë të parën./ I.M-Dritare.net

















