Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

I shmangen policisë me makinën e vjedhur, aksidentohen dy të rinjtë shqiptarë

I shmangen policisë me makinën e vjedhur, aksidentohen dy të
Një i ri shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen  e djeshme në Itali pas një aksidenti të rëndë rrugor.

Viktima Arsen Gjini, 28 vjeç udhëtonte bashkë me shokun e tij me një makinë 'BMV 330', e cila rezultonte e vjedhur muaj më  parë në Somma Lombardo (Varese), kur është përplasur me murin e një magazine, në Prato di Correggio.

Sipas mediave italiane pak para aksidentit, policia ishte sinjalizuar për një tentativë grabitjeje dhe po shkonte në vendin e ngjarjes.

Mësohet se shqiptari dhe një shok i tij kishin tentuar të grabisnin një makinë, dhe sapo panë policinë u larguan me shpejtësi, me BMV e vjedhur.

Pas aksidentit, policia gjeti në makinë vetëm drejtuesin 28-vjeçar Arsen Gjini, i cili kishte humbur jetën, ndërsa shoku i tij ishte larguar. Ndërkohë, policia italiane është vënë në kërkim të bashkëpunëtorit të viktimës, i cili bashkë me Arsen Gjinin, dyshohet se bën pjesë në një bandë grabitësish që vepron shpesh në Reggio Emilia.