Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tajfuni i fuqishëm godet Tajvanin, Kina e alarmuar

Tajfuni i fuqishëm godet Tajvanin, Kina e alarmuar
Autoritetet kineze kanë ndezur alarmin e kuq, pasi një tajfun i fuqishëm po shkon drejt bregdetit lindor.

Tajfuni  Lekima aktualisht është në Tajvan, me erëra më shumë se 190 km / orë  dhe të shtunën pritet të godasë provincën e Zhejiang të Kinës. Ekipet e emergjencës janë dërguar në rajon për të udhëhequr dhe shpërndarë ndihmat, për çdo rast.

Mijëra njerëz në Shangai janë paralajmëruar të përgatiten për të evakuuar, informon dritare.net

Paralajmërimet për përmbytjet janë dhënë për pjesët lindore të lumit Yangtze dhe të Verdhë deri të mërkurën. Provincat e Jiangsu dhe Shandong janë gjithashtu në gatishmëri. Ndërkohë janë pezulluar lundrimet gjatë fundjavës.

Lekima është një nga dy tajfunet në Paqësorin Perëndimor për momentin. Më tej në lindje, tajfuni Krosa po përhapet me shpejtësi nëpër ishujt Mariana dhe Guam. Po lëviz në veri-perëndim dhe mund të godasë Japoninë javën tjetër, thonë parashikuesit./K.C/dritare.net