
Humbja me Izraelin, De Biazi gjen fajtorin: Berisha gaboi, u provokua nga një bir k***e
Dritare.net

Për vendimet e gjyqtarëve
“Unë nuk dua të kapem pas gjyqtarit. Por e kam thënë para ndeshjes që do të ishte e vështirë ndaj tyre, pasi kanë një ekip të mirë. Fatkeqësisht u kondicionuam te goli i parë, penalltia dhe përjashtimi që ndikoi plotësisht ndeshjen”.
Për zgjedhjet e trajnerit
“Nuk ndërrova mbrojtës me mbrojtës se Kukeli bëri një ndeshje të shkëlqyer kundër Zvicrës në Europian, duke luajtur shumë mirë në qendër. Ai e bëri pjesën e tij sa më mirë në atë rol. Pas 2:0 hodha një sulmues më shumë, por qartësisht pas penalltisë dhe përjashtimit, mbetëm në 10, e pastaj 9. Në këtë rrethanë bëhet e vështirë të rikuperosh. Mua skuadra më pëlqeu më shumë me 10 e 9 sesa kur ishte me 11. Kishim mundësi me Memushajn në rastin e Llullakut dhe nuk e di se çfarë mund të bëhej më shumë”.
Për rrethanat e ndeshjes
“Nuk ishte ndeshja më e çuditshme e karrierës, ishte një ndeshje ku episodet nuk ishin në favorin tonë, pastaj i futëm edhe ne vetë probleme vetes. Lamë të kalonte topi lehtësisht, e paguam rëndë dhe mbetëm me 10. Pastaj ndaj tyre nuk është e lehtë, i njoh më mirë e ndaj kam thënë në konferenca se ndaj tyre nuk do të ishte e lehtë”.
Për Berishën
Berisha bëri një ndeshje të mirë deri në momentin e ndëshkimit. Aty u soll si një lojtar pa eksperiencë, për fat të keq. Lojtarë me staturën e tij duhet të jenë të kujdesshem. Sigurisht, Zahavi e ekzagjeroi me spektaklin që dha pas për plasjes dhe ndikoi dukshëm te arbitri, por Berisha nuk duhej të binte pre e tij. Në atë moment rivali u soll siç themi ne në zhargon, si një bir…, por Berisha nuk mund të binte në nivelin e tij. Më vjen keq për këtë.

















