Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Horoskopi vjetor 2020 i Virgjëreshës nga Christine Haas

Horoskopi vjetor 2020 i Virgjëreshës nga Christine Haas
Gjatë gjithë këtij viti  do jeni përgjithësisht të buzëqeshur dhe të hapur. Nga ana tjetër nuk do hidhni asnjëherë hapa të pamenduara. Ju që jeni prej disa kohësh në një lidhje do mundoheni të vendosni pikat mbi "i" dhe do merrni vendime me rëndësi të madhe. Përgjithësisht viti 2020 do jetë i begatë për ju që keni pasur një lidhje të qëndrueshme. Nëse keni pasur probleme të mëdha më mirë do jetë një ndarje. Ashtu do ndiheni më të qetë. Ju beqarët do keni mundësi për aventura kalimtare deri nga mesi i vitit. Vetëm gjatë periudhës së verës do mund të realizoni takime të rëndësishme dhe me perspektivë. Gjendja financiare do jetë e mirë gjashtë muajt e parë, ndërsa më pas duhet të tregoheni më të kursyer. Shëndeti nuk do jetë as i shkëlqyer as i keq. Duhet të kujdeseni më tepër për veten. Në punë do keni aspirata të mëdha dhe dëshirat do mund t'iu realizohen shumë shpejt.