
Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2017: Binjakët dhe Gaforrja
Dritare.net

Gjatë muajit prill do të mendoni për ëndrrat tuaja dhe do përpiqeni t’i materializoni. Nuk është periudha e duhur për të marrë iniciativa të rëndësishme, por është momenti i duhur për të planifikuar. Do ndeshni pengesa dhe do keni shumë pikëpyetje në mendjen tuaj, por mos lejoni asgjë t’ju bllokojë energjinë që çon drejt suksesit. Vazhdoni programin tuaj hap pas hapi. Ky është momenti i duhur i 2017ës për t’i dhënë prioritet synimeve tuaja. Bashkë me maturimin tuaj, kanë ndryshuar edhe gjërat që kanë vërtet rëndësi. Muaji prill është momenti i duhur për të reflektuar, fshirë apo shtuar prioritete të reja. Më në fund do të merrni fund lirisht, sepse jeta juaj nuk do të jetë aq ritmike sa tani. Do të keni një ide më të qartë rreth atyre gjërave që doni dhe shpresoni, ndaj do ta kuptoni më mirë si doni të jetë vazhdimësia e jetës tuaj. Nga 10 prilli jeta juaj sociale dhe ajo sentimentale do të marrë një shtysë pozitive, megjithatë marrëdhënia me një mik ose partner mund të jetë bërë pak e komplikuar. Është një periudhë shumë emocionale, prandaj qëndroni larg konflikteve.
Më në fund, Afërdita do stabilizojë jetën tuaj sentimentale deri në 18 maj, kur lidhja juaj do t’i rikthehet forcës së mëparshme. Hëna e plotë e 10 prillit do t’ju sjellë ndërmend partnerin tuaj ose një shtatzëni, ose do të fokusoheni për të qenë në formën më të mirë në një festë që do të merrni pjesë, ku do të jenë të gjithë miqtë tuaj. Gjërat mund të ecin pak ngadalë, por kjo nuk duhet të jetë arsye që të demoralizoheni. Gjeni një mënyrë për të nxjerrë më të mirën edhe nga këto vonesa. Pas 21 prillit energjia që ju rrethon do të ndryshojë dukshëm. Për herë të parë pas një kohe të gjatë do të keni kontroll të plotë mbi veten tuaj. Persona të rëndësishëm do t’ju kushtojnë vëmendje, do t’ju mbështesin dhe do të surprizohen nga vendosmëria juaj për të arritur synimet që i keni vendosur vetes. Dhe maji do të jetë muaji kur do të fitoni paratë që keni merituar me punën tuaj. Nëse punoni në privat ose në ambiente të mbyllura do të jeni shumë produktive. Nëse po merreni me shkrimin e një libri, një fushatë publicitare ose po mendoni të aplikoni diku, do të habiteni sesa shpejt do të arrini rezultate efektive.
GAFORRJA
Të gjitha shenjat këtë muaj do ta ndiejnë më shumë presionin në punë dhe stresin që e shoqëron. Një situatë e tillë do vazhdojë për një kohë të gjatë, prandaj përgatituni të dashura Gaforre. Nëse jeni të vetëpunësuar, do të keni vështirësi në gjetjen e personave të kualifikuar për punë, megjithatë do t'ju vijë në ndihmë një mik me një ide origjinale dhe praktike. Hëna e plotë e 10 prillit do t'ju vendosë përpara një udhëkryqi: të merreni me kërkesat e klientëve në punë, apo të shijoni atmosferën e këndshme familjare që do të mbizotërojë në shtëpinë tuaj. Familja ju adhuron, prandaj prania e tyre do të jetë parajsa pas një dite të lodhshme në punë.
Nuk do të jeni në gjendje fort të mirë mendore, do të jeni pak nervozë dhe këtë tension do ta ndiejnë të gjitha shenjat, megjithatë ndërhyrja e Jupiterit do t'ju qetësojë. Do të ndiheni në kontrast të madh këtë muaj, me shtëpinë që sjell lajme të mira dhe puna nga ana tjetër që sjell një sërë sfidash, të cilave u duhet dhënë zgjidhje sa më shpejt. Pas 21 prillit shihni nëse mund të punoni jashtë zyrës, për të qëndruar larg dramave në ambientet e punës. Këtë muaj jeni gati të shijoni një event festiv me miqtë tuaj, qoftë kjo një dasmë, apo festë ditëlindjeje. Në javët dhe muajt në vijim do ta shijoni më shumë kohën me miqtë, sepse hëna e re do të krijojë më shumë kohë në axhendën tuaj për t'u argëtuar. Nëse marsi nuk ka qenë muaji më i mirë për ju, këtë muaj gjërat pritet të ndryshojnë.
Megjithatë sërish përpiquni të shmangni ndryshimet drastike në pamje, mos kryeni ndërhyrje estetike, apo të lyeni flokët. Lërjani muajit maj këto lëvizje, për të patur rezultate sa më të mira. Mos merrni vendime të rëndësishme këtë muaj, siç është marrja e një shtëpie me qera apo zgjedhja e një personi për të ndarë qiranë. Ky është muaji i duhur për të menduar, jo për të vepruar. Mërkuri do jetë në prapavijë nga 9 prilli në 3 maj. Kjo do të thotë se duhet të tregoheni të kujdesshëm në punë dhe të shamngni vonesat, por një ndikim më pozitiv do të ketë në jetën shoqërore, pasi do të takoni një mik të mirë që nuk e keni parë prej kohësh. Do të jetë bukur të takoheni dhe të tregoni histori./anabel.al

















