Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i ditës 8 prill 2017

Horoskopi i ditës 8 prill 2017

Dashi 21.03-20.04

Jeni shumë kureshtar dhe nuk hezitoni të bëni pyetje të shumta. Për fat të mirë, njerëzit e presin mirë natyrën tuaj pioniere. Do të merrni shumë ndihmë për informatat që kërkoni. Nëse keni qenë duke e zhvilluar një ide, është koha e përshtatshme ta prezantoni. Eprorët tuaj do të impresionohen nga kjo iniciativë. Do t’ju duhet të përpiqeni disa herë derisa ta shpjegoni konceptin tuaj, por në fund të gjithë do të mbesin me përshtypje të mira.

Demi 21.04-20.05

Mbani për vete opinionet tuaja personale. Nëse zbuloni shpresat dhe frikën që keni, do të ketë njerëz që do t’ju kundërshtojnë. Armiqtë tuaj të fshehtë do të gjejnë një mënyrë për të shfrytëzuar këto informata në momentet që kanë nevojë. Nëse reflektoni dobësi, ata do t’ju godasin. Keni kujdes se me kë shoqëroheni. Nëse nuk e njihni mirë dikë, mos u lironi shumë me të. Mënyra më e mirë për të gjykuar një karakter është të shihni sesa i arsyetojnë fjalët e tyre me veprime.

Binjakët 21.05-20.06

Gjithmonë keni qenë tipa të shoqërueshëm. Kjo anë e juaja do të vijë në pah sidomos në këtë kohë, kur do të merrni shumë ftesa për festa. Do të keni dëshirë t’i pranoni të gjitha, por nuk është e mundur. Zgjidhni ndonjërën që ju vë në kontakt me njerëz të ndryshëm. Sa më shumë që e zgjeroni rrethin shoqëror, aq më të lumtur do të jeni. Nëse gjithmonë keni dashur të keni trup të mirë, është koha e duhur të filloni një regjim fitnesi.

Gaforrja 21.06-20.07

Do të fitoni famë për shkak të aftësive tuaja për të shkruar dhe për të mbajtur fjalime. Është koha ideale t’i shpalosni në publik idetë tuaja. Nëse po kërkoni punë, është mirë të caktoni disa intervista pune. Do të konsideroheni favorit, sidomos nëse i vini në pah aftësitë tuaja udhëheqëse dhe ato organizative. Jeni të lumtur me punën që keni? Përfitoni nga rasti të zgjeroni rrethin tuaj shoqëror në vendin e punës.

Luani 21.07-20.08

Interesimi që keni për filozofinë, religjionin apo fushën e ligjit do t’ju orientojë të shkoni në një kurs shumë sfidues. Do të ndiheni shumë mirë nëse e vini në funksion trurin. Edhe problemet personale do t’ju duken më pak të rëndësishme. Sa më pak që fokusoheni në gjëra të vogla, aq më mirë do të ndiheni. Mbajeni mend këtë gjë edhe kur përballeni me një koleg të bezdisshëm. Nëse jeni përfshirë në një mosmarrëveshje ligjore, provoni ta tejkaloni sa më shpejt që të jetë e mundur. Arritja e një marrëveshjeje është më e mira për ju.

Virgjëresha 21.08-20.09

Udhëheqja e hulumtimeve është një mënyrë e mirë për ta shfrytëzuar talentin intelektual. Gjithmonë keni pasur aftësi të gërshetoni njohuritë që keni me njerëz që njihni. Nëse i kompletoni faktet e shifrat edhe në vendin e punës, do të zhvilloni plane e projekte të rëndësishme. Mos u befasoni nëse të tjerët shprehin interesim të veçantë për ju. Është e pamundur t’ju injorojnë. Nëse jeni brengosur për financat, përfitoni nga rasti të hapni një llogari kursimesh.

Peshorja 21.09-20.10

Jeni tipa që tërhiqni njerëz të mençur dhe të artikuluar. Adhuruesit tuaj kanë dëshirë t’i dëgjojnë mendimet tuaja për gjithçka, duke nisur nga puna, te dashuria apo politika. Nëse jeni beqar, do t’ju vërshojnë shumë admirues. Nëse hyni në një romancë, do të zhvilloni edhe një anë tjetër tuajën. Jeni tipa të relaksuar dhe bashkëpunues, derisa partneri juaj është i pavarur dhe energjik. Do të kaloni shumë mirë bashkë.

Akrepi 21.10-20.11

Është koha e përshtatshme të bëni disa vizita mjekësore. Është e nevojshme t’u kushtoni vëmendje gjërave që ju duken të vogla. Mendja dhe trupi kanë lidhje të forta. Kur nuk ndiheni mirë fizikisht, do ta keni të vështirë të shijoni raportet dhe aktivitetet që i japin kuptim jetës suaj. Bëjani vetes një të mirë dhe dëgjoni këshillat e një profesionisti të shëndetit. Edhe nëse kjo nënkupton që duhet të hiqni dorë nga disa lloje ushqimesh.

Shigjetari 21.11-20.12

Ndani më shumë kohë për aktivitetet tuaja të preferuara. Kaloni kohë duke iu përkushtuar kafshës suaj shtëpiake, duke ecur apo duke luajtur lojëra kompjuterike. Kohëve të fundit keni investuar shumë energji në punë. Kjo ka bërë që të mos pushoni fare. Do të jetë lloj terapie nëse i kushtoni më shumë vëmendje imagjinatës. Nëse keni planifikuar një udhëtim, do të gjeni aranzhime të mrekullueshme në hotele.

Bricjapi 21.12-20.01

Është mirë të krijoni rend në vendin e punës. Ndani kohë që të përpiloni listat e pazareve që duhet të bëni, krijoni hapësirën që ju duhet për të vepruar dhe merruni edhe me postën elektronike. Megjithëse këto janë detyra të bezdisshme, do t’ju shpëtojnë shumë kohë dhe energji të vlefshme. Është mirë të krijoni një shprehi që të vini listën e gjërave që duhet të bëni në një vend ku shihet. Kurdo që dilni jashtë për të kërkuar diçka, mund ta shikoni listën. Në këtë mënyrë, nuk do t’i harroni gjërat e rëndësishme.

Ujori 21.01-20.02

Mendjen e keni shumë aktive. Është mirë ta kanalizoni intelektin tuaj duke plotësuar enigma, luajtur lojëra apo duke shkruar storie. Nëse jeni student, do të keni sukses në provime. Keni aftësinë e mrekullueshme t’i mblidhni faktet dhe kujtimet saktë dhe shpejt. Nëse i udhëhiqni vetë bashkëpunëtorët tuaj, do të keni rast të merrni para shtesë. Mos e lini pa i plotësuar dokumentet e nevojshme sa më shpejt që të jetë e mundur.

Peshqit 21.02-20.03

Mund të paguheni për idetë e mira që keni. Nëse jeni duke kërkuar punë, është mirë të kërkoni një pozitë që lidhet me një industri kreative. Gjithmonë ju ka pëlqyer të ndërtoni gjëra të bukura. Nëse paguheni për këtë punë, do të ndiheni të përmbushur. Nëse tashmë e keni një punë, përfitoni nga rasti që të negocioni rritjen e pagës. Jeni ngarkuar me më shumë përgjegjësi dhe duhet të paguheni për këtë. Mos u frikësoni të hapni këtë çështje.