

Dashi 21.03-20.04
Do t’ju duhet më tepër kohë seç e keni menduar për të dalë nga një situatë. Në vend se të pranoni një marrëveshje më të keqe, tregoni durim. Rrini te një mik derisa ta gjeni një vend të përshtatshëm për të jetuar e që ndodhet në ndonjë lokacion të mirë. Nëse po kërkoni të jetoni në ndonjë vend ku nuk e njihni askënd, shqyrtoni mundësinë të rrini në ndonjë hotel. Kjo do t’ua japë rastin të keni më shumë hapësirë të njiheni me fqinj të rinj.
Demi 21.04-20.05
Lajmet zhgënjyese do t’ju nxjerrin nga ekuilibri. Prisnit shumë më tepër të ardhura. Jepni vetes rast të bëni ndryshime. Nuk është realiste që automatikisht të rregulloni një situatë që ju ka shkaktuar shok. Kur dikush ju ngacmon për ndjenjat që keni, u thoni t’ju lënë rehat. S’ka arsye pse duhet të duroni një trajtim të tillë. Kushdo që ndodhet në situatën tuaj do të dilte nga takti. Flisni me dikë që ju ndihmon t’i nxirrni jashtë emocionet tuaja.
Binjakët 21.05-20.06
Një pagesë do të vonohet e kjo ju shkakton ankth. Në vend se të prisni për ndonjë çek apo depozitë bankare, kërkoni burime të reja të të ardhurave. Nëse bëni punë si të pavarur do ta keni lehtë të rrisni të ardhurat. Në vend se të provoni t’i skanoni burimet, do të keni rast t’i shpenzoni më lirshëm. Një agjenci qeveritare a universitet mund të ketë nevojë në departamentin e dokumenteve. Qasuni në institucione të tilla.
Gaforrja 21.06-20.07
Shtyni nënshkrimin e një dokumenti ligjor, bëni një investim ose pranojeni një punë. Ka shumë aspekte të një marrëveshjeje që po veprojnë kundër jush. Shfrytëzoni rastin të rinegocioni një marrëveshje më të mirë, edhe nëse duhet të krijoni tension. Sa më shpejt që dikush e di që nuk jeni person që mund t’ju shtyjë si të dojë, më lehtë do ta keni. Ju meritoni të trajtoheni me konsideratë e respekt.
Luani 21.07-20.08
Një i afërm ose fqinj ka mbajtur sekret të errët. Mos e ndieni presionin t’ia mbroni reputacionin. Kushdo që është i përfshirë në sjellje të tilla joetike duhet denoncuar. Nuk keni dëshirë ta komplikoni më punën. Ju dhemb t’i njoftoni autoritetet. Por nëse nuk flisni, do të bëhen më tepër dëme. Mendoni për viktimat e pafajshme. A do të duronit ju një gjë të tillë? Lëreni ndërgjegjen t’ju orientojë në drejtim të duhur.
Virgjëresha 21.08-20.09
E keni vënë në pikëpyetje besnikërinë e një miku. Ka diçka në sjelljen e këtij personi që ju bën të besoni se është xheloz ndaj jush. Në vend se të pyesni motivet e tij, qasuni direkt. Pyesni pse po sillet kësisoj dhe do të befasoheni me përgjigjen. Pavarësisht se çfarë do të thoni ky person nuk do të pajtohet me fatin tuaj të mirë. Në vend se të ruani këtë raport, jepini fund. S’keni arsye të mundoni veten me energjinë e tij negative.
Peshorja 21.09-20.10
Një rregull strikt s’po ju lë të shkoni përpara. Kjo është goxha e rëndë për t’u gëlltitur. Në vend se të frustroheni, angazhojeni energjinë në një projekt kreativ. Bëni diçka të vlefshme apo të bukur, sepse do t’ju shpërqendrojë nga burokracia. Kur të ndiheni të plotësuar me punën tuaj, do ta keni më të lehtë edhe të merreni me të tjerët. Mos harroni të shkruani një letër falënderuese për ndonjë të afërm a zyrtar që ju ka ndihmuar.
Akrepi 21.10-20.11
Jeni shqetësuar për shëndetin e dikujt që jeton larg jush. Një vizitë te ky person do të jetë terapi e mirë. Nëse keni qenë duke iu shmangur një të afërmi, është koha ta bëni një bisedë të sinqertë. Jo domosdo duhet ta falni dikë që ju ka lënduar. Është e rëndësishme të kuptoni se çfarë fuqie ka pasur mbi ju. Sapo ta bëni këtë, do të ndieni një çlirim sikur u është larguar barra nga krahët.
Shigjetari 21.11-20.12
Një çek me bonus apo tërheqje bankare do të mund të rezultojë me dënime të rënda. Zgjidheni këtë problem sa më shpejt që mundeni. Flisni me zyrtarë bankarë për të gjetur mënyra sesi të shmangni telashet që mund të ndodhin në të ardhmen. Qëndrimi juaj karshi parave vjen me një çmim. Në vend se të neglizhoni resurset, ju duhet t’i ruani me kujdes.
Bricjapi 21.12-20.01
Një bashkëpunim po ju sjell telashe të mëdha e po ju lë pa gjumë. Është koha ta adresoni telashin. Nëse nuk e doni më dikë, tregohuni të sinqertë. Nuk mund ta detyroni veten. Shkoni në ndonjë udhëtim pas ndonjë ndarjeje. Kjo do t’ju ndihmojë të zhvilloni një fillim të ri. Keni tendenca të planifikoni gjithçka. Bëhuni më spontan ndaj jetës dhe do të befasoheni sesa mirë do të ndiheni.
Ujori 21.01-20.02
Nevojat tuaja shëndetësore kërkojnë më tepër vëmendje e kujdes. Nuk është më e mundshme të duroni kështu. Në vend se të shkoni nga takimi në takim, anuloni disa gjëra. Shkoni më herët në shtëpi dhe flini. Hani ushqim të gatuar në shtëpi dhe mos porosisni. Nëse ndiheni krejtësisht të lodhur, merrni disa ditë pushim nga puna. Kur e nxisni veten të punoni vetëm sa përkeqësohet gjendja. Trupi juaj po kërkon pushim.
Peshqit 21.02-20.03
Pritjet që keni nga një person që e doni nuk do të përmbushen. Le të jetë ky mësim për të ecur përpara. Në vend se ta kërkoni dikë me atribute të sakta, mbajeni mendjen hapur. Fokusohuni të shijoni gjërat tuaja në vend se ta gjeni ndonjë partner. Kur më së paku e prisni, do ta takoni dikë që ju mbush me entuziazëm. Në vend se të mundoheni ta ndryshoni këtë person, pranojeni ashtu siç është. Nuk mund të sforconi lidhjen intime.

















