

Dashi 21.03-20.04
Është e rëndësishme të tregoheni të respektueshëm, edhe nëse të tjerët nuk ndajnë të njëjtat ndjenja. Megjithëse mendoni që është e rëndësishme në aspektin vital të merrni një rrugë të caktuar, rivalët tuaj do të dëshirojnë që ju të shkoni në një tjetër drejtim. Provoni të mos i merrni personalisht kritikat. Nëse arrini një kompromis, do të ishte mirë të tregoheni më zemërgjerë. Nëse dëshmoni gatishmërinë për të lënë mënjanë nevojat tuaja për hir të ekipit, do të bëni shumë aleatë të rinj.
Demi 21.04-20.05
Dikush po ju lut të bëni një ndryshim. Në vend se të hapni plagët e së kaluarës, tregohuni të hapur ndaj këtij sugjerimi. Do të ndiheni mirë të zbuloni një talent të fshehtë kreativ. Asnjëherë nuk e dini potencialin e plotë pa pranuar sfida të reja. Shkoni në një kurs. Studioni me një artist të talentuar, sepse do të merrni një shprehje të fuqishme artistike. Në vend se të mbani ndjenjat e mbyllura, do të mund t’i ndani ato në një mënyrë të sinqertë e të hapur.
Binjakët 21.05-20.06
Keni kujdes të mos e mundoni shumë një tip tradicional me entuziazmin tuaj. Ju keni dëshirë të përshtatni një metodë të re, por dikush mund të jetë shumë i dyshimtë dhe do t’u rezistojë përpjekjeve tuaja. Rezistoni idesë që të bëni diçka sipas këtij personi. Do të keni më tepër përparim nëse i respektoni gjërat e përbashkëta. Do t’ju duhet kohë të arrini deri në këtë, pikë por do të keni sukses. Fuqitë tuaja bindëse janë të fuqishme. Një kërkesë logjike do të jetë më efektive sesa një lutje emocionale.
Gaforrja 21.06-20.07
Një person i dashur po ju kërkon të bëni ndryshime të mëdha në karrierë. Edhe pse dëshironi ta bëni të lumtur, nuk keni dëshirë ta humbni një mundësi. Vazhdoni të ndiqni mënyrën tuaj, edhe nëse do të shkaktoni ndonjë konflikt. Jeni bekuar me aftësi impresive të lidershipit. Nëse nuk e gjeni një mënyrë për ta përdorur talentin, do të ndiheni të pakënaqur. Kjo gjë nuk do të jetë e shëndetshme për lidhjen tuaj. Bëjeni një bisedë nga zemra me dikë. Është e rëndësishme që të tjerët ta dinë si po ndiheni.
Luani 21.07-20.08
Shqetësimi po ju vë në telashe me gjumin. Është mirë të praktikoni teknika relaksimi para se të flini. Rrini larg pajisjeve elektronike. Lexoni ndonjë libër të mirë ose dëgjoni muzikë të përshtatshme për t’ju ndihmuar të largoni frikën. Mbi të gjitha, mos provoni t’i zgjidhni telashet tuaja kur nuk është koha e duhur. Çështjet e rëndësishme mund të adresohen herë të tjera. Nëse jeni lodhur është mirë të merreni në zyrë me telashet e punës. Ka kohë për të gjitha.
Virgjëresha 21.08-20.09
Dëshira për liri po ju vë në telashe. Në vend se të insistoni për të bërë gjërat sipas mënyrës suaj, pranojeni ndihmën nga disa burime të jashtme. Dikush që ka eksperiencë të gjatë me çështje financiare do të ndihet i lumtur t’ju japë hua. Vini mënjanë disa para, kursime ose fond, sepse do të ndiheni më rehat. Gjithashtu kjo do t’ju ndihmojë të merreni me sfidat ekonomike në të ardhmen. Është mirë të keni para. Kurseni ato në baza ditore.
Peshorja 21.09-20.10
Mos e përdorni ndikimin që keni për të shtyrë përpara interesat tuaja. Është tunduese të përfitoni nga disa favore, por kjo do t’ju krijojë telashe të mëdha. Nëse dëshironi të ecni tutje, duhet të përdorni kanalet që janë në dispozicion për të gjithë. Kësisoj askush nuk mund t’ju fajësojë për diçka. Ka mundësi të merrni një punë të profilit të lartë, por nuk duhet t’u kërkoni ndihmë miqve që kanë lidhje. Mund të nisni këtë punë duke u bazuar në njohuritë e eksperiencën tuaj dhe jo në lidhjet që keni.
Akrepi 21.10-20.11
Do të ishte mirë të keni një qasje super etike. Kjo është e vetmja mënyrë për të fituar respektin e njerëzve. Edhe pse keni bindje të thella për atë që është gabim dhe se çfarë është e drejtë, nuk duhet t’i impononi këto besime tek të tjerët. Kur bëni përpjekje t’i kuptoni këndvështrimet e të gjithëve do të jetë më e lehtë. Nuk është mirë të insistoni në vlerat tuaja, por duhet të tregoheni të hapur dhe zemërgjerë.
Shigjetari 21.11-20.12
Po ju duket sikur ju kanë shtyrë në drejtime të ndryshme. Në vend se të provoni t’ua bëni qejfin të gjithëve, është mirë të zgjidhni një apo dy qëllime që mund të arrihen lehtë. Vetëbesimi juaj ju ndihmon të bëni të gjitha punët. Edhe pse nuk do të tregoheni aq produktiv sa të tjerët, kontributet tuaja do të jenë mbresëlënëse. Derisa të gjithë fokusohen tek njëri-tjetri ju duhet të fokusoheni që të ndërtoni raporte të mira pune.
Bricjapi 21.12-20.01
Ekuilibri mes punës dhe jetës private është problematik. Nuk është mirë ta vini gjithë energjinë tuaj në një lidhje të afërt. Mos i neglizhoni mikun e mirë apo partnerin. Ndani kohë nga agjenda e ngjeshur për të shijuar kohë të mirë bashkë. Nuk ka rëndësi nëse do të hani një drekë, të shijoni ndonjë dalje apo aventurë së bashku. E rëndësishme është të dëshmoni përkushtimin tuaj. Kurdo që të afërmit e të dashurit tuaj nuk e dinë se ku të qëndrojnë, ju me vëmendjen tuaj i mahnitni.
Ujori 21.01-20.02
Lajmet që kanë të bëjnë me një status “quo” ju mbushin me entuziazëm. Jeni gati të bëni një ndryshim. Kjo qasje do t’ju vërë në buxhet strikt, kështu që duhet të filloni të ndërroni sjelljen. Në vend se të merreni me gjëra luksoze, duhet të kurseni. Merreni kafen në punë, bëni vetë drekën dhe huazoni filma në vend se të shkoni në kinema. Gjithë këto do t’ju ndihmojnë të mënjanoni shpenzimet e mëdha.
Peshqit 21.02-20.03
Duket sikur paratë e kanë gjetur një vrimë në xhepin tuaj. Në vend se të shpenzoni për lukse, më mirë gjeni mënyra për të rritur të ardhurat. Kur paguheni për kreativitetin tuaj do të jetë më mirë sesa të bëni pazare. E rëndësishme do të jetë të punoni pa para në fillim, sa për të dëshmuar që dini ta kryeni këtë punë. Pasi të jepni disa kontribute, do t’ju ofrohen një seri kontratash që jua begatojnë llogarinë bankare.

















