Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i ditës 22 qershor 2017

Horoskopi i ditës 22 qershor 2017

Dashi

21.03-20.04

Është koha të veproni për ëndrrat tuaja. Vazhdoni e bëni disa aranzhime për pushime. Mund t’ju duhet t’i mbuloni shpenzimet me kursime, por kush brengoset për këtë? E rëndësishme është të ruani kohë nga orari i ngjeshur për relaksim. Në vend se të vizitoni një destinacion të preferuar që e keni parë disa herë, futuni në gjëra të reja. Shkoni në ndonjë vend që ju ka fascinuar që nga fëmijëria. Ju rekomandohet cilido vend që ju sjell romancë e aventurë.

Demi

21.04-20.05

Një fantazi do të përmbushet nëse keni vullnet të rrezikoni. Keni pasur telashe apo simpati për dikë? Është koha të pastroheni nga të gjitha. A po keni dëshirë të hyni në një romancë? Bëni hapin e parë drejt kësaj ëndrre. Nëse doni të luani me një koncept kreativ, filloni veproni në këtë drejtim. Gjithmonë keni qenë shumë praktik. Nëse ndiqni një rrugë që s’ju pëlqen nuk është gjë që ju vjen natyrshëm. Në vend se të luani në të sigurt, ecni drejt gjërave që s’i njihni. Nuk do të pendoheni.

Binjakët

21.05-20.06

Do të jetë gjë interesante ta ktheni një miqësi në lidhje romantike. Duhet të keni raporte të mira intelektuale me një partner. Bashkoni zemrat me një mik që gjithmonë ju ka zgjuar kureshtjen. Jeni në lidhje? Inkurajoni të dashurin të ndjekë një ëndërr fëmijërie. Të dy mund të kaloni nëpër rreziqe financiare, por kjo do t’ju shpaguhet. Kurdo që ju e partneri shkoni në drejtim të njëjtë, gjërat do të ecin me shpejtësi.

Gaforrja

21.06-20.07

Planifikimet për të ardhmen ju bëjnë të ndiheni mirë. Jeni të entuziazmuar për një udhëtim të radhës. Vizitoni një qytet të bukur pranë detit, sepse do të ketë efekt transformues. Mos u befasoni kur të ndiheni të inspiruar të kaloni më shumë kohë duke u marrë me art, siç janë shkrimet, muzika e dizajni. Kur të përfundoni këtë rrugëtim, nuk do të jeni më persona të njëjtë. Në vend se t’i duroni njerëzit e bezdisshëm dhe idetë e çuditshme, prioriteti juaj do të jenë aktivitet që ju përmbushin emocionalisht.

Luani

21.07-20.08

Qasja juaj direkte është tepër atraktive. Në vend se të luani lojëra me dikë që u ka rënë në sy, më mirë shkoni drejt në cakun tuaj. Është e vështirë t’i rezistohet intensitetit tuaj. Kimia mes jush e simpatisë suaj është e fuqishme. Kurdo që nuk pajtoheni për gjëra që lidhen me paratë a politikën, impulsi i parë do të jetë që këtë çështje ta zgjidhni në dhomën e gjumit. Jeni në lidhje? Partneri mund të rezistojë pak në fillim.

Virgjëresha

21.08-20.09

Mos u mbroni më dhe lejoni një person t’ju afrohet. Gjithmonë keni qenë të vetëdijshëm për pikat tuaja të forta. Kjo sepse ato ju dallojnë nga pjesa tjetër e grupit. Në të kaluarën, njerëzit janë ndier të kërcënuar nga inteligjenca juaj. Ajo që nuk e kuptoni është sesa shumë keni impresionuar të tjerët me aftësitë tuaja, por ata nuk kanë pasur kurajë të thonë jo. Situata ndryshon tani. Jeni me dikë që ju do pa kushte.

Peshorja

21.09-20.10

Një bisedë serioze për dashurinë, paratë apo të dyja do të jetë interesante. Është ndjenjë lehtësimi ta dini se partneri është në të njëjtën linjë me ju. Duke bashkuar forcat mund të ndërtoni një jetë të lumtur familjare apo ndonjë biznes. Nëse keni qenë duke u sfiduar me një ndarje është koha t’i jepni lamtumirën e fundit. Duke trajtuar njëritjetrin me respekt e mirësi do të mund t’i ndani edhe asetet pa shumë luftë e telashe.

Akrepi

21.10-20.11

Do të jetë gjë interesante të bëni plane për të ardhmen me të dashurin tuaj. Më nuk dëshironi të ecni në rrugën e sigurt. Keni qejf të bëni disa gjëra të rrezikshme, e kjo do t’ju afrojë edhe me partnerin. Jeni beqar? Do të takoni dikë të veçantë në një tubim artistik a spiritual. Mos kini frikë të bëni hapin e parë. Kjo do të ju sjellë fat. Të dy do të ndiheni sikur e keni njohur njëri-tjetrin prej vitesh.

Shigjetari

21.11-20.12

Paratë për gjëra luksoze duhet t’i shpenzoni për gjëra familjare. Shfrytëzojeni rastin të blini orendi e vepra të bukura arti. Nëse shkoni në shtëpi dhe gjeni një ambient të rehatshëm do të ndiheni më të pushueshëm. Papritmas do të mund të kaloni më tepër kohë me të dashurit e të afërmit tuaj. Daljet në mbrëmje jashtë qytetit nuk do t’ju duken më interesante. Nëse nuk keni vendin tuaj ku banoni është koha ta siguroni një.

Bricjapi

21.12-20.01

Një diskutim nga zemra me dikë do të jetë shumë produktiv. Asnjëherë nuk është e lehtë të hapeni me të tjerët, por kur i largoni pengesat, lidhjet e shëndetshme do të bëhen edhe më të fuqishme. Kushdo që nuk ka vullnet të dëgjojë për shpresat, ëndrrat e frikën tuaj duhet të shihet me dyshim. Jeni lodhur duke mbajtur raporte që bazohen në detyrime. Përshtateni një qëndrim krejtësisht të sinqertë me dikë, sepse do të keni qasje të re edhe ndaj jetës.

Ujori

21.01-20.02

Prezenca e një personi të dashur ju jep kurajën të rrezikoni. Punoni për një organizatë humanitare dhe do të ndiheni të përmbushur në aspektin emocional. Asnjëherë nuk keni qenë materialistë. Kur është fjala për karrierën, motivimi juaj primar është t’u ndihmoni të tjerëve, e jo të shpenzoni para. Si rezultat i kësaj do të keni pak vështirësi në botën e bashkëpunimeve. Zhvendosuni në një fushë më filantropike, sepse do të ndiheni më të lehtësuar. Mund të jetë e nevojshme të paguani disa gjëra, por më mirë sesa të qëndroni ku jeni.

Peshqit

21.02-20.03

Fuqitë tuaja bindëse janë shumë të fuqishme. Shfrytëzoni ato për të marrë favore nga njerëzit që ndodhen në komunitetin tuaj. S’ka rëndësi a keni nevojë për ndonjë leje zyrtare, të ndërtoni ndonjë projekt, keni nevojë për audiencë me një politikan apo të promovoni ndonjë projekt. E rëndësishme është të kapni telefonin dhe të caktoni një takim. Sapo të shkelni në një zyrë me ndikim, shanset tuaja për fitore do të jenë të garantuara.