Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i ditës 17 maj 2017

Horoskopi i ditës 17 maj 2017

Dashi

21.03-20.04

Nëse angazhoni tepër energji në punë, mund të keni telashe në jetën private. Të afërmit e të dashurit tuaj janë lodhur duke i trajtuar në vend të dytë. Është koha të rishqyrtoni prioritetet. Merrni disa ditë pushim dhe kaloni me njerëzit që i doni më së shumti. Kur kaloni kohë të mirë me ta do ta kuptoni sesa shumë kanë qenë duke ju munguar. Kërkoni falje për mungesën tuaj dhe ripërtërini këto raporte me njerëzit.

Demi

21.04-20.05

Edhe pse ekspertiza juaj është e admirueshme, nuk do të thotë se është absolute. Një person i ri në jetën tuaj ka qenë duke eksperimentuar në teknika e teori të guximshme. Hapeni mendjen dhe dëgjoni se çfarë ka për të thënë. Disa ide do të ju fluturojnë në mendje. Të tjerët mund të ju kundërvihen dhe të bëjnë intriga për ju. Por në vend se t’i trajtoni këto raporte si garë, shfrytëzoni informatat tjera për t’u mirëkuptuar me njerëz.

Binjakët

21.05-20.06

Mos u përzieni në jetën private të një miku. Kur ky person dëshiron ta ndajë një sekret, do t’ua besojë vetë. Nëse nuk jeni duke folur për një temë të caktuar, kjo është sepse ata nuk janë të gatshëm ta diskutojnë. Jepuni hapësirën e duhur. Po merreni me dikë që ka varësi apo obsesion për diçka? Një sugjerim i duhur për të marrë ndihmë profesionale do të ju ndihmojë të gjithëve. Vendimi më i mirë është të pushoni me të dashurit tuaj.

Gaforrja

21.06-20.07

Sharmi nuk do t’ju shpie askund. Dikush që ka për qëllim të ndjekë rregullat nuk do të ju shoqërojë. Në vend se të provoni ta bëni për vete, jepjani hapësirën që i takon. Kur bëni kërkesa të veçanta reflektoni keq tek vetja. Jeni duke u marrë me një sistem që nuk është i dizajnuar t’u ndihmojë njerëzve me nevoja unike. Nëse kjo strukturë do të ndryshojë ndonjëherë, do të mund të bëni ankesa tek autoritetet më të larta.

Luani

21.07-20.08

Një qëndrim shumë kritik mund t’ju kthehet keq. Njerëzit nuk do t’i marrin me të mirë vlerësimet tuaja, edhe nëse janë duke u përballur me një afat kohor. Nëse dikush kërkon mendimin tuaj, jepjani me një përgjigje të lehtë. Kur e thoni të vërtetën mund të shkaktoni zemërim dhe shqetësim. Gjithmonë keni pasur standarde të larta dhe kjo gjë është e admirueshme. Është nga ato kohët kur duhet të zhvilloni një produkt të rëndësishëm dhe jo të kërkoni perfeksionizëm.

Virgjëresha

21.08-20.09

Nëse u jepni urdhra njerëzve do të armiqësoheni edhe me miqtë. Është më mirë të fokusoheni në punën tuaj sesa të brengoseni se çfarë po bëjnë gjithë të tjerët. Njerëzit që kanë rëndësi e dinë që jeni më të talentuarit në grup. Edhe pse duhet të ndiheni shumë krenar me këtë arritje, nuk duhet t’i shfrytëzoni aftësitë tuaja mbi gjithë të tjerët. Kur ju kërkon ndihmë dikush, ofrojani në mënyrë të barabartë dhe jo sikur jeni superiorë.

Peshorja

21.09-20.10

Nëse ngjiteni shumë për një lidhje do të mund të shkaktoni kundërefekt. Në vend se të komandoni një person të dashur që të rrijë në anën tuaj, inkurajojeni të ecë në rrugën e vetë. Kur secili ka interesa ndryshe prej tjetrit, do të rriteni si individë. Kjo do t’iu bëjë partnerë më të mirë. Nuk është e shëndetshme që vazhdimisht të konfrontoni njëri-tjetrin. Vazhdojeni rrugën tuaj, zbuloni se çfarë ju pëlqen dhe çfarë jo dhe tregohuni më të prerë për nevojat tuaja.

Akrepi

21.10-20.11

Do të shkaktoni telashe nëse përfshiheni në thashetheme. Jeni duke punuar me një grup që kërkon mirësi, respekt e besim. Nëse spekuloni për jetën private të njëri-tjetrit vetëm sa do t’i lëndoni ndjenjat. Nëse sjellja e dikujt ju duket e fshehtë apo konfuze, provoni ta njihni më mirë. Ftojini të dilni e të pini kafe. Ka shumë mundësi që kolegët tuaj do t’i rezistojnë përpjekjeve për miqësi por mos e merrni personalisht.

Shigjetari

21.11-20.12

Dikush mund ta dëshmojë që supozimet tuaja janë të gabuara. Në vend se të mbroni me kokëfortësi opinionet tuaja, duhet t’i merrni me më shumë mirënjohje. Qëndrimi juaj i arsyeshëm do të mirëpritet nga një grup. Shumë shpejt do të krijoni miqësi me njerëz që dikur i keni pasur rivalë. Nganjëherë duhet të hiqni dorë nga egoja dhe të pranoni energji të reja në jetë. Ky është një prej atyre rasteve. Ka gjëra më të rëndësishme në jetë, sesa të keni të drejtë.

Bricjapi

21.12-20.01

Jeni të palodhshëm. Ideja që të koncentroheni në vetëm një punë, është e mjaftueshme por fatkeqësisht është e rëndësishme të bëni më tepër. Nëse e injoroni këtë punë do të keni telashe me kolegët që po presin që edhe ju ta nisni punën bashkë me ta. Merrni frymë thellë, fokusohuni dhe përfundojeni këtë detyrë sa më shpejt që të jetë e mundshme. Kur ta përfundoni, bëni një shëtitje, shkoni te ndonjë vend i preferuar ose kaloni kohë me kafshë shtëpiake.

Ujori

21.01-20.02

Pa marrë parasysh sa shumë i kushtoni vëmendje, nuk mund të kuptoni se çfarë po thotë dikush. Ndjekja e instruksioneve do të jetë e vështirë duke qenë se keni marrë mesazhe kundërthënëse. Në vend se të kryeni vetë këtë detyrë kërkoni qartësime. Shpjegoni se çfarë po ju bën konfuz. Ka shumë gjasa që personi përgjegjës nuk po ka dëshirë ta dini se çfarë po bën. Në rast të tillë bëni më të mirën me informatat e limituara që keni.

Peshqit

21.02-20.03

Nëse veproni sipas interesit tuaj do t’i bëni të tjerët të ndihen të zemëruar dhe të pikëlluar. Do të akuzoheni se jeni të ftohtë dhe pa ndjenja. Kjo është gjë e vështirë sepse e keni reputacionin e personit të përgjegjshëm. Kohëve të fundit jeni lodhur duke lënë mënjanë nevojat tuaja për të tjerët. Në vend se të merrni hisen e madhe të punës në ekip, ndajeni në mënyrë të barabartë. Në të ardhmen, punoni në projekte individuale.