Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i ditës 14 prill 2017

Horoskopi i ditës 14 prill 2017

Dashi 21.03-20.04

Keni punuar shumë për përfitime të të tjerëve. Tani e keni rastin të merreni me veten. Shkoni në ndonjë trajtim për masazhe, ndërrojeni gardërobën ose shijoni një maratonë filmash sepse do të përmbushni anën tuaj emocionale. Nëse keni qenë duke kërkuar aventurë, shfrytëzojeni rastin të udhëtoni për qejf. Mund t’i kërkoni një mikut t’ju shoqërojë por mbase do të preferoni të shkoni vetëm. Do të jetë shumë gjë e mirë të bëni atë që dëshironi.

Demi 21.04-20.05

Nuk duhet të pajtoheni me vendin e dytë, sidomos kur është fjala për lidhjet me njerëz. Nëse dikush po dëshiron të miqësohet me ju, kini kujdes. Mos e lejoni të hyjë në jetën tuaj përveç nëse ndiheni mirë në shoqërinë e tyre. Nëse ndjeni konkurrencë apo parehati, duhet ta merrni si flamur të kuq. Kurdo që ju ftojnë të shkoni për drekë apo për të parë filma, refuzojeni me shumë mirësjellje.

Binjakët 21.05-20.06

Përkundër përpjekjeve të mira, nuk do të mund të shpëtoni dikë që ka nevojë për ndihmë. Individë të caktuar janë armiqtë tuaj më të këqij. S’ka rëndësi se çfarë bëni për të rregulluar telashet e tyre, këta njerëz prapë do të gjejnë mënyra për t’i komplikuar jetët e tyre. Nëse po përballeni me telashe shëndetësore, është mirë që ta bëni prioritet shëndetin. Anulojeni ndonjë angazhim dhe shkoni në vizita mjekësore.

Gaforrja 21.06-20.07

Ëndrrat tuaja për të ardhmen do të thyhen kur të përballeni me telashe financiare. Në vend se të lodheni me këtë, aranzhojeni një pushim. Nëse nuk keni para të mjaftueshme për të dalë, shijoni pak kohë në shtëpi. Gjërat shtëpiake siç është gatimi, kopshtaria apo dekorimi mund të jenë po aq argëtuese sa shëtitjet nëpër qytet. Ju e pëlqen të ndiheni rehat. Rrini larg rrjeteve sociale dhe mos i kontrolloni mesazhet derisa jeni duke pushuar.

Luani 21.07-20.08

Po ngecni për shkak se gjithçka po e merrni personale. Është koha të mos merreni me ofendime dhe të shtyni përpara qëllimet tuaja. Nëse dikush ua kritikon punën apo ju ngacmon për pamjen, bëni edhe ju të njëjtën. Ju mund të dëgjoni kritika konstruktive por nuk e toleroni t’ju abuzojnë. Një i afërm i cili gjithmonë ka luajtur me lojëra do të ekspozohet. Do të ndjehet i shokuar kur ta konfrontoni në një forum publik.

Virgjëresha 21.08-20.09

Keni kujdes të flisni me kujdes me një person të respektueshëm. Gjëja e fundit që dëshironi është të lini përshtypje të keqe në dikë që mund t’ju ndihmojë. Edhe pse po ndiheni hipokrit, është më mirë të dëgjoni më tepër se sa që flisni. Qëndrimi juaj i rezervuar do t’ju sjellë besimin e një mësimdhënësi. Ngadalë por sigurt ky person do të bëhet më i besueshëm. Ju e dini se do të arrini fitoren kurdo që ky person ju ofrohet si tutor.

Peshorja 21.09-20.10

Nëse krahasoni situatën tuaj financiare me atë të miqve, të afërmve a kolegëve do të dukeni të mjerë. Edhe njerëzit që duken të pasur janë të zhytur në kredi e borxhe. Ata që kanë shumë para mund të jenë të vetmuar. Ju asnjëherë nuk e dini se çfarë është duke ndodhur me një person derisa të mos e provoni vetë. Nëse dëshironi të keni jetë më të mirë, filloni numëroni gjërat e mira që keni. Kjo do t’ua përmirësojë edhe të ardhurat.

Akrepi 21.10-20.11

Privatësia është gjë shumë e rëndësishme për ju. Nëse zbuloni se dikush ka qenë duke kontrolluar pronën apo dokumentet tuaja, paralajmërojeni. Duhet të merrni masa sigurie. Fundja mund ta denonconi zyrtarisht. Nëse e mbroni identitetin e këtij personi vetëm sa do të keni telashe më të mëdha. Jeni armiq të fuqishëm që nuk falin as nuk harrojnë. Miqtë mund t’ju lusin për mëshirë por mos i merrni parasysh.

Shigjetari 21.11-20.12

Jeni të mbingarkuar. Në vend se të bëni panik, kërkoni ndihmë. Punëdhënësi juaj mund t’ju japë udhëzime e trajnime të duhura. Arsyeja pse keni nënshkruar për këtë punë është sepse keni qenë të dëshpëruar. Edhe pse edhe punëdhënësit e kanë ditur që nuk keni përvojë të mëparshme, kanë shpresuar që jeni mjaft të mençur sa për t’i kuptuar gjërat. Edhe pse jeni shumë të mirë kur është fjala për t’i mësuar punët, kësaj here e keni të pamundur ta kryeni një detyrë të komplikuar.

Bricjapi 21.12-20.01

Dikush që është i interesuar në idetë tuaja nuk ka simpati romantike ndaj jush. Kjo mund të jetë zhgënjyese por s’keni çfarë të bëni. Në vend se të provoni ta shtyni përpara këtë person në çështje romance, ruajeni arsyen. Mund të përfitoni shumë nga ky bashkëpunim, përderisa nuk e kërkoni të pamundurën. Një partner më i përshtatshëm është duke pritur. Aktualisht, duhet të fokusoheni në shpërfaqjen e një projekti kreativ apo t’i jetësoni idetë e biznesit.

Ujori 21.01-20.02

Po ndiheni fajtor për shkak të angazhimeve të shumta në karrierë. Nuk keni dëshirë ta neglizhoni familjen tuaj, por kjo ndodh për vetëm disa orë brenda ditës. Është koha t’i drejtoheni punëdhënësit sa i përket nevojave tuaja personale. Nëse nuk shpreh vullnet t’ju japë më shumë kohë për vete, kërkojeni një punë tjetër. Do të ju duhet kohë të gjeni vendin e duhur, por kini durim. Ndërkohë, bëni më të mirën për të kaluar kohë me të afërmit e të dashurit tuaj.

Peshqit 21.02-20.03

Të gjithë do të kërkojnë këshilla. Mos u ngutni t’u jepni ndihmë. Eksperienca dhe talenti juaj janë të vlefshme. Nuk keni arsye pse të lëvizni malet për një person mosmirënjohës. Është mirë të caktoni një çmim për të gjitha shërbimet tuaja. Ka njerëz manipulatorë që nuk e kanë qëllim t’u japin përkrahjen financiare që e meritoni. Në vend të kësaj, do t’ju quajnë egoist dhe do të provojnë t’ju turpërojnë.