Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 6 shtator 2017

Horoskopi i datës 6 shtator 2017
Dashi- 21.03-20.04

Do të shijoni punën me njerëz që kanë përvojë e që dëshirojnë të krijojnë diçka të vlefshme. Në të kaluarën bashkëpunimet që keni pasur kanë qenë frustuese. Jeni marrë me njerëz që kanë pasur frikë të provojnë diçka të re. Rezultatet kanë qenë jo fort spektakolare. Por në këtë rast është ndryshe, duke qenë se po punoni me profesionistë me vetëbesim. Kushtojuni vëmendje të afërt atyre që kryejnë detyrat në mënyrën e vjetër: ata kanë shumëçka për t’ju mësuar.

Demi- 21.04-20.05

Puna me publikun është sfidë e mirë për ju. Është argëtuese të merreni me nevojat e të tjerëve dhe t’i adresoni telashet e tyre. Kurdo që merreni me ndonjë klient të vështirë, ju nuk frustroheni por thjesht bëheni më të përcaktuar për t’i përmbushur kërkesat e tyre. Ky qëndrim pozitiv është shumë i vlerësuar nga punëdhënësi juaj. Mos u befasoni kur t’ju ofrohet një pozitë si falënderim për kontributet tuaja superiore.

Binjakët- 21.05-20.06

Do ta keni një rast të mrekullueshëm të udhëtoni me një mik inteligjent. Ky person do të ndihet i lumtur t’ju mbush me njohuri. Kur e keni një udhëheqës kaq të mirë në turne do të përjetoni një përvojë të mrekullueshme. Mund ta zhvilloni një dashuri të thellë për destinacionin tuaj dhe të ktheheni aty përsëri. Jeni beqarë? Mund të dashuroheni me ndonjë koleg. Ju përshtateni shumë mirë bashkë.

Gaforrja- 21.06-20.07

Keni instinkte të mrekullueshme sa i përket një personi të dashur. Edhe pse mund të insistojë se duhet ta lini vetëm, ky person në të vërtetë dëshiron që ju t’i qaseni. Ndani kohë nga agjenda juaj që të organizoni një befasi për të. Në fillim ai do të pretendojë se nuk është prekur nga gjesti juaj i mirë. Por me kalimin e kohës do të lirohet dhe do t’ju falënderojë për mirësinë e konsideratën që po tregoni. Shpeshherë është vështirë ta ndihmoni një person të tillë që vetëkënaqet.

Luani- 21.07-20.08

Lëreni një person të dashur t’ju përkëdhelë. Kohëve të fundit keni punuar shumë. Kjo ju ka penguar të argëtoheni. Derisa të mos e merrni një pushim, do të ndiheni shumë të zemëruar dhe të irrituar. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme ta pranoni këtë gjest të mirë kur t’ju ofrohet. S’ka rëndësi se a bëhet fjalë për një ushqim të gatuar në shtëpi apo ta lini dikë të merret me ju. E rëndësishme është të mos e lini veten të bini nën presion të madh.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Për lumturinë tuaj është esenciale të kujdeseni më mirë për shëndetin. Nëse keni qenë me disponim të ndryshuar, është sepse nuk i keni dhënë vetes gjërat e nevojshme ushqimore. Shmangni sheqerin dhe alkoolin që të rirregulloni ekuilibrin. Irritimet e vogla që mund t’ua shkaktojë ky ndryshim nuk do të ndikojnë, por duhet ta mbani dietën me ushqime të freskëta dhe proteina. Do të jetë ndihmë e madhe nëse kaloni disa ditë duke ushtruar.

Peshorja- 21.09-20.10

Puna në një projekt kreativ nxjerr më të mirën prej jush. Nëse keni mungesë të shkathtësive esenciale, shkoni në ndonjë kurs. Në fillim mësimdhënësi do të jetë shumë kërkues. Mënyra më e mirë për të marrë pikë të mira është të punoni shumë dhe të dëgjoni me kujdes kritikat e tyre. Nuk duhet t’i ndryshoni krejt metodat për të fituar aprovimin e tyre, por është mirë t’i praktikoni disa teknika.

Akrepi- 21.10-20.11

Kur kaloni kohën duke u marrë me gjëra shtëpiake ndiheni nën ankth. Blini përbërës të veçantë për të përgatitur ushqimin tuaj të preferuar. Perimet, erëzat me masë dhe përbërësit sezonalë janë opsione të mira. Një problem që ua ka munduar mendjen do të mund t’ju bezdisë. Kjo sepse aktivitetet fizike, siç është gatimi, kërkojnë fokusimin e gjithë trurit. Nëse nuk ju pëlqen të gatuani, merruni me ndonjë hobi që ju pëlqen, siç është kopshtaria apo puna me drurin.

Shigjetari- 21.11-20.12

Përfitoni nga rasti të merreni me disa gjëra anësore. Prej kohësh jeni fokusuar vetëm në një gjë dhe keni humbur shumë në aspektin administrativ. Riktheni telefonatat, kryeni punë shtëpiake sado që mund t’ju duken të bezdisshme. Aktivitetet e tilla janë të nevojshme. Nëse dikush është munduar t‘ju bindë të nënshkruani dokumente apo të merrni ndonjë vendim bëjeni. Përparimi i tyre është minuar nga mungesa e vëmendjes suaj.

Bricjapi- 21.12-20.01

Punëdhënësi juaj e vlerëson shumë vigjilencën tuaj për të shkuar përtej detyrave që ju caktohen. Ju jeni personat e fundit që thoni “nuk është puna ime”, kur dikush ju kërkon të bëni diçka që s’ju përshtatet. Jeni tipa që bëni gjithçka për ta përmbushur një klient apo për ta kompletuar një punë. Ky qëndrim ua ka forcuar reputacionin dhe ju ka ndihmuar të krijoni avantazh mbresëlënës.

Ujori- 21.01-20.02

Po ndiheni të pamposhtur dhe me vetëbesim. Kjo ua shtron rrugën për raporte të forta me njerëz. Puna me një grup profesionistësh të respektuar do të jetë interesante. Do të mësoni se si të merreni me njerëz të vështirë që nuk janë aq përparues sa ju. Kur e dini se si t’i motivoni këta njerëz do të ndryshoni dhe do të rrisni suksesin tuaj. Nëse ju dërgojnë në ndonjë udhëtim pune, mos u ankoni. Do të mund të nënshkruani kontratë me dikë që punëdhënësi juaj po e kërkon prej vitesh.

Peshqit- 21.02-20.03

Një nga arsyet pse jeni kaq të popullarizuar është se jeni të ndjeshëm ndaj ndjenjave të të tjerëve. Kur e ndieni se dikush s’po ndihet rehat, ju e ndryshoni temën dhe qasjen. Si rezultat i kësaj, të gjithë kanë dëshirë që t’u bashkoheni në ekip. Shefi juaj e vlerëson faktin që jeni anëtar i fortë i ekipit. Kjo është arsyeja pse do të shpërbleheni me një pozitë të mirë. Jo vetëm që do të shijoni punët që përfshihen në të, por edhe do të ndiheni të lumtur.