Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Horoskopi i datës 5 prill 2018

Horoskopi i datës 5 prill 2018
Dashi

Përqendrimi do jete pika juaj e forte gjate kësaj dite dhe jo do ju beje te arrini çdo gjë qe dëshironi. Nëse jeni ne çift dhe keni kaluar një periudhe te vështirë dhe me probleme, pritet një përmirësim i ndjeshëm. Me realizëm dhe bashkëpunim mund te shkoni shume larg. Jeta sentimentale e ju beqareve do privilegjohet akoma me shume. Ne mesdite mund te ndodhe edhe një takim i veçante. Ne pune mos i neglizhoni shume detyrat qe iu janë dhënë sepse nesër situata mund t’iu ndërlikohet. Për financat do kujdeseni mjaft dhe do ulni shpenzimet.

Demi

Do jeni te palogjikshëm gjate kësaj dite dhe mund te përballeni me vështirësi ne çdo fushe. Nëse jeni ne një lidhje do e zhgënjeni partnerin me mos respektimin e pikave për te cilat kishit rende dakord. Dita nuk do jete ashtu si edhe vete e kishit menduar. Kokëfortësia do jete një tjetër defekt i juaji. Nëse jeni beqare yjet dhe veçanërisht Venusi dhe Urani do iu ndihmojnë te keni një takim vendimtar. Mos qëndroni asnjë moment ne shtëpi, por dilni dhe pranoni te takoni njerëz. Ne pune duhet te jeni dyfish me te kujdesshëm sepse përveç vështirësive do keni edhe gjithë koleget kundër. Financat do jene goxha te mira. Nëse bëni shpenzime te matura nuk do ketë asnjë problem as me vone.

Binjaket

Dita e sotme do jete mjaft premtuese dhe plot ngjyra për te gjithë. Shumicën e kohës do jeni te lumtur. Nëse jeni ne një lidhje shfrytëzojeni çdo moment sikur te ishte i fundit, bëni surpriza, gatuani pjata te veçanta dhe do ndiheni te përmbushur te dyja palët. Nëse jeni ende beqare dhe te turpshëm ka mundësi te ndodhe një dashuri me shikim te pare. Kjo gjë do ua ndryshoje jetën dhe tipin për mire. Ne pune vërtet do harxhoni me shume kohe sesa zakonisht, por do arrini rezultate te mira dhe do merreni lavdërime. Do ndiheni mire dhe te plotësuar. Edhe për paratë do jete një dite me fat. Nuk do keni asnjë tronditje dhe mund te shlyeni edhe disa borxhe.

Gaforrja

Nën ndikimin e Venusit bota do marre ngjyra dhe dielli do ngrohe zemrat. Nëse jeni ne një lidhje do e shprehni me shume dashurinë dhe do filloni qetësisht te bëni planet për te nesërmen.  Nëse jeni beqare mundohuni te përfitoni sa te mundni nga mundësitë qe do iu jepen për te shkuar ne mbledhje pune apo ne mbrëmje me miqtë. Një takim i rastësisht mund te shndërrohet ne diçka shume te madhe. Ne pune sado qe te mundohen t’iu pengojnë ju serish do e gjeni mënyrën për te arritur përfundimet e planifikuara. Disa kolege do pëlcasin nga inati. Mos u tregoni te pangopur me shpenzimet sepse financat mund te pakësohen ndjes

Luani

Sot do keni kundërshtime shume te mëdha ne te gjitha fushat dhe ne disa momente kjo do ju nxjerre nga ‘’binaret’’. Nëse jeni ne një lidhje do keni debate te vazhdueshme me partnerin dhe nuk do bini dakord për asnjë gjë. Mërzitja do mbizotërojë gjithë kohës. Nëse jeni vetëm na vjen keq t’iu themi se ende nuk do keni fat ne dashuri. Gjithsesi pranë miqve apo familjareve dita do kaloje me lehtësisht. Për shkak te vendosjes se keq te Diellit ne qiellin tuaj, edhe jeta profesionale do jete e paqëndrueshme. Do keni vështirësi sidomos nëse keni pak kohe ne kompaninë e re. Dita ne planin financiar do jete paksa e trazuar për t’u kaluar, por me një menaxhim me te mire do ja dilni pa u tronditur shume.

Virgjëresha

Dite shume e bukur dhe e mbushur me hare do jete kjo e sotmja. Ne tërësi gjerat do ju ecin shume mire. Nëse jeni ne çift yjet do ju bëjnë me te lumturi. Do merrni edhe dhurata apo propozime surprize qe do ju shtojnë rrahjet e zemrës. Nëse jeni beqare mos u  tregoni shume posesive dhe mos u nxitoni te hidhni hapa ka qene plotësisht te bindur. Ndonjëherë pamja e pare zhgënjen. Ne pune mëngjesi do jete paksa i tensionuar për shkak te mos përfundimit ne kohe te disa detyrave qe iu janë dhënë. Gjithsesi pjesa tjetër e kohës do kaloje e qete. Edhe klima ne sektorin financiar do jete e ngrohte dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.

Peshorja

Hëna do kujdeset gjate gjithë kohës për ju gjate kësaj dite dhe do ju shtoje dozat e humorit. Për ju qe jeni ne një lidhje çdo çast do jete i veçante dhe  i favorshëm për te shprehur ndjenjat. Disa lule apo ndonjë ëmbëlsire e vogël mund ta ngrohe edhe me shume zemrën e partnerit. Nëse jeni beqare, pas një takimi qe do realizoni do mendoni menjëherë për te hedhur hapa dhe do planifikoni te ardhmen.  Ne pune merrini gjerat më me lehtësi, pranojini shakatë e kolegeve dhe mos u trishtoni nëse gjerat nuk ju ecin fiks si i kishit menduar. Hëna do iu ofroje ndihmën e saj për te përmirësuar te ardhurat.

Akrepi

Ka rrezik qe sot ta ngrini zërin me shume sesa duhet dhe pa reflektuar, çka do sjelle edhe probleme me ata qe ju rrethojnë. Po nuk morët masa shpejt dhe te tregoheni diplomate vështirësitë do shumëfishohen. Nëse jeni ne çift, disa tema delikate do kërkojnë pak me shume kujdes dhe maturi. Flisni hapur me atë qe keni ne krah sepse vetëm kështu do krijoni një marrëdhënie me te mire. Nëse jeni beqare do e shfrytëzojnë ne maksimum lirinë dhe nuk do iu shkoje fare ndërmend te krijoni një lidhje. Ne pune do jeni gjithë kohës ne tension dhe ne merak, por do keni te mirën qe nuk do ta shprehni para kujtdo. Me shefat bëni me shume kujdes. Për paratë ka ardhur momenti te bëni disa kufizime qe gjendja te mbetet e mire.

Shigjetari

Sinqeriteti, qetësia dhe toleranca do bëjnë qe dita e sotme te kaloje për mrekulli. Nëse jeni ne një lidhje do jeni me bujare me partnerin dhe do respektojnë lirinë e tij me shume se me pare. Nëse jeni beqare, te ndihmuar nga Dielli, do jene gjithë kohës kërkim te dashurisë. Ndërkohë qe do bëni këtë gjë, do merrni papritur një propozim nga dikush qe e njohin. Jeta është plot surpriza. Ne pune sado qe do ju acarojnë dhe do ju vene para provave te vështira nuk do e lëshoni veten e madje nuk do jepni as dorëheqjen. Financat do jene shume here me te mira, por gjithsesi nuk duhet te shpenzoni pa plane dhe pa u menduar mire.

Bricjapi

Ju te kësaj shenje do jeni shume te motivuar sot dhe nuk do qëndroni dot ne një vend. Nëse jeni ne një lidhje, pozicioni qe do ketë Saturni do favorizoje stabilitetin ne çift. Megjithatë, duke qene se ne qiellin tuaj do te shfaqen edhe planetë te tjerë rreziku ekziston për ndonjë debat shume te vogël. Fale mbështetjes se planetit te dashurisë, nëse jeni beqare, do kenë fat me shumice dhe do takoni personin ideal. Mos e humbni rastin. Ne pune do jeni shume te frymëzuar, do keni ide fantastike dhe do i mahnitni te gjithë me arritjet. Ne planin financiar do keni një dëshirë te madhe ta zbrazni llogarinë bankare, por duke menduar për pasojat, do stepeni dhe do ndaloni.

Ujori

Dite shume e zakonshme ka për te qene kjo e sotmja. Nuk priten ndryshime shume te mëdha nga një dite me pare. Nëse jeni ne një lidhje do jeni te ndare ndërmjet detyrës për te bere edhe ato qe i pëlqejnë partnerit dhe dëshirës për te bere çfarë t’iu thotë mendja. Ne fakt hapat duhet hedhur gjithmonë te mirëmenduara për te mos pasur probleme edhe me tej. Beqaret do kenë dëshirë te gjejnë dike dhe te krijojnë familje, por mundësitë nuk do jene shume te kënaqshme. Ne pune përqendrohuni me tepër tek thelbi i gjerave dhe mos humbisni kohe duke u marre me detaje te vogla. Plutoni do iu sjelle probleme me financat. Merrni maste e duhura pa u përkeqësuar shume gjendja.

Peshqit

Sot do i vini njëherë e mire kapat te ardhmes dhe do mendoni si ta bëni te ardhmen me te bukur. Nëse jeni ne një lidhje do kaloni një dite te qete dhe pa probleme serioze. Dëshira për te vazhduar lidhjen sa me gjate do ju beje ta frenoni veten edhe për te bere kritika. Nëse jeni beqare duhet te bëni kujdes te mos krijoni iluzione te kota sepse do te vuani me vone. Shikojini gjerat me realizëm. Ne pune do jeni ambicioze dhe do provoni edhe fusha te reja. Sido qe te vijnë punët ju nuk do dorëzoheni asnjë moment. Buxheti nuk do jete i shkëlqyer, por gjendja do jete e mjaftueshme për te kryer shpenzimet e nevojshme./Dritare.net/