Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 29 gusht 2017

Horoskopi i datës 29 gusht 2017

Dashi

21.03-20.04

Nëse provoni t’ia bëni qejfin familjes do ta keni vështirë për veten. Pavarësisht sesa shumë i doni të afërmit tuaj, duhet të merreni më tepër me veten. Merrni vetë vendimet për llojin e punës që duhet ta bëni ose miqtë me të cilët dëshironi të kaloni kohë. Nëse ky stil jetese i ofendon të tjerët s’keni nevojë të shqetësoheni. Mos e mbroni veten sa herë që konfrontoheni për zgjedhjet tuaja. Po ju ngacmojnë? Është koha të distancoheni nga disa persona.

Demi

21.04-20.05

Bëhuni më të qëndrueshëm në një lidhje. Nëse i keni premtuar ndihmë një të afërmi apo fqinji, mbajeni premtimin. Është keq të hiqni dorë nga përgjegjësitë që keni, sepse do të krijoni raporte të këqija me dikë të afërt. Nëse dëshironi t’i jepni fund një lidhjeje, bëni veprimin përfundimtar dhe bëjeni publike ndarjen. Mos lejoni që dikush t’ju bëjë të ndiheni fajtor. Keni punuar shumë për t’i ndihmuar një personi që ka telashe personale. Ky person më me dëshirë ankohet sesa ndryshon.

Binjakët

21.05-20.06

Xhelozia do të përhapet në rrethin tuaj shoqëror. Nëse dikush lakmon fatin e mirë të një miku do të prishni lumturinë. Mos u ndieni keq për veten. Vetëm sepse dikush ka fat në diçka nuk do të thotë se ju do të dështoni. Kurdo që kënaqeni me lajmet e mira, ju rrezatoni energji pozitive. Në këtë pikë, do të tërhiqni mundësitë që keni dëshiruar. Një punë e mirë do t’ju ofrohet, ose ndonjë romancë a shans për të vënë në pah anën kreative.

Gaforrja

21.06-20.07

Kur dikush ua tepron, mos bini në nivelin e tyre. Ruajeni qasjen tuaj me plot edukatë edhe nëse përballeni me fyerje. Kur mbani qasjen e tillë do t’i impresiononi të gjithë përreth. Mos u befasoni nëse ndonjë koleg, klient apo kontakt që keni jua ofron ndonjë pozitë të mirë pune në kompaninë e tyre. Ky person është i impresionuar nga mënyra se si menaxhoni situatat stresuese. Pranojeni këtë punë, sepse do të keni shumë mundësi të ushtroni aftësinë tuaj prej drejtuesi.

Luani

21.07-20.08

Mos u varni nga të tjerët sa u përket punëve tuaja. Keni tendencë t’u shmangeni detyrave që nuk ju pëlqejnë dhe prisni që dikush t’i kryejë ato. Kjo ju ka krijuar situata të tmerrshme në rrethin e njerëzve tuaj. Nuk është e rëndësishme nëse do të duhet të kujdeseni për një të afërm të moshuar, për ndonjë fëmijë apo për punët shtëpiake. E rëndësishme është që ta bëni shprehi të merreni me këto përgjegjësi.

Virgjëresha

21.08-20.09

Nëse luani me një partner romantik do të përfundoni në katastrofë. Nëse dëshironi ta mbani gjallë lidhjen tuaj, duhet që vazhdimisht të dëshmoni dashurinë dhe vlerësimin tuaj. Keni tendencë të tregoheni të përmbajtur, por kjo mund ta pengojë partnerin tuaj. Kurdo që përjetoni situata që ju bëjnë të hamendësoni se çfarë doni, procesoni ato në një mënyrë të matur. Mos i nxirrni frustrimet tuaja mbi një person që po përpiqet t’ju ndihmojë.

Peshorja

21.09-20.10

Preokupimet për karrierën po jua pamundësojnë të ndiheni të lumtur. Është koha të ndërroni fokusin. Kaloni më shumë kohë me miqtë apo të dashurin. Nëse jeni vetëm merruni me aktivitete që ju bëjnë të ndiheni mirë. Do të bëheni edhe më atraktiv ndaj dashurisë kur kaloni kohë të mirë. Mos u befasoni nëse ju ndeshen rrugët me dikë të veçantë derisa bëni ndonjë vizitë në park, kopsht a muze.

Akrepi

21.10-20.11

Vetëm për shkak se ju dhe partneri keni besime të ndryshme nuk do të thotë se lidhja juaj ka ngecur. Është normale të keni mospajtime për çështje shpirtërore. Përderisa ndiheni të kënaqur me njëri-tjetrin dhe nuk provoni të ndryshoni, dashuria juaj do të rritet. Nëse po ndiheni sikur dëshironi që partneri juaj të ketë të njëjtat vlera si ju, pyeteni veten pse. Bota është shumë e llojllojshme. Nuk është realiste të prisni që të gjithë të keni qëndrimet e njëjta për Universin.

Shigjetari

21.11-20.12

Manipulimi i dikujt nëpërmjet flirtit do t’ju bëjë të ndiheni keq brenda. Gjithmonë keni preferuar një qasje të drejtpërdrejtë. Kur një gjë e tillë nuk ka funksionuar, e keni ndjerë presionin të ndërroni taktikat. Në vend se të bëni më shumë presion, bëjeni një tërheqje taktike. Personi që dëshironi ta ndihmoni do të jetë më i hapur ndaj sugjerimeve tuaja nëse ia respektoni kufijtë. Edhe nëse ai vendos të veprojë sipas mënyrës së vet, duhet ta ruani shoqërinë.

Bricjapi

21.12-20.01

Nëse keni ndonjë mosmarrëveshje me ndonjë person të dashur mund të ndiheni keq edhe fizikisht. Jeni lodhur duke u përballur me një konflikt që asnjëherë nuk po zgjidhet. Në vend se të provoni të mbani këtë lidhje, është më mirë t’i ndani rrugët. Secili prej jush ka vlera krejtësisht tjera. Nëse provoni t’i koordinoni idealet e kundërta do të lodheni shumë. Vetëm pse keni ndarë të njëjtat kujtime nuk do të thotë se duhet ta doni apo respektoni njëri-tjetrin.

Ujori

21.01-20.02

Tregohuni më të ndjeshëm ndaj ndjenjave të të tjerëve, sidomos në punë. Kur dikush bëhet emocional, ju keni tendencë të bëni shaka. Kjo mund t’i ofendojë njerëzit që po provojnë t’ju shokojnë me lajme. Kurdo që të ndiheni të tunduar që ta bëni ndonjë koment të marrë, ruajeni qetësinë. Nganjëherë është tunduese të flisni kur gjithë të tjerët janë të qetë. Në vend se t’i bindeni këtij impulsi, ndiqni shembullin e grupit.

Peshqit

21.02-20.03

Pritjet jorealiste për dashurinë po ju bëjnë të ndiheni keq. Në vend se të kërkoni që partneri të bëjë një shumë të caktuar parash, ruani mendjen e hapur. Do ta takoni ndonjë artist të talentuar ose mësimdhënës që nuk e ka llogarinë bankare impresive. Por me gjithë rrethanat e tija, ju do të ndiheni të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit. Jeni në lidhje? Mos kërkoni dhurata të shtrenjta nga partneri./koha.net