Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 27 shtator 2017

Horoskopi i datës 27 shtator 2017
Dashi- 21.03-20.04

Do t’ju duhet të anuloni një udhëtim. Kjo mund të jetë dëshpëruese, por nuk keni tjetër opsion. Nuk mund t’i neglizhoni përgjegjësitë e rëndësishme në punë. Kur të përfundohen punët më të vështira, do të mundë të riaranzhoni pushimin tuaj. Në këtë pikë, do t’ju duhet të largoheni pa u brengosur për asgjë. Në këtë mënyrë nëse thirreni për të dëshmuar diçka, nuk do të jetë ndonjë gjë e madhe.

Demi- 21.04-20.05

Angazhimi për një faturë të madhe apo humbje financiare është stresues. Në vend se të orientoni gjithë vëmendjen tek paratë, është mirë ta ktheni atë nga gjërat që s’mund të blihen me para. Kaloni më shumë kohë me partnerin, dilni në natyrë apo merruni me kafshët shtëpiake. Nëse puna juaj po jua prish ekuilibrin, mos e orientoni gjithë energjinë në të. Duke ndarë kohë për gjëra më kreative secilën ditë, do të inspiroheni të gjeni një vend më të mirë sesa ky aktuali.

Binjakët- 21.05-20.06

Kur merreni me audiencën është mirë të keni më shumë kujdes sesa zakonisht. Nëse e vëreni që po ju ngrihet temperamenti, kur merreni me ndonjë konsumator apo punëtor, merrni frymë thellë. Lëreni këtë punë krejtësisht nëse mundeni. Rrini në heshtje. Bëni gjithçka që ju duhet, për të kontrolluar zemërimin. Gjëja e fundit, që ju duhet është të keni tensionime nëpër rrjete sociale. Jeni persona të angazhuar që nganjëherë u jepni shumë rëndësi punëve që s’ia vlejnë.

Gaforrja- 21.06-20.07

Është e rëndësishme të vishni pajisje të sigurisë, kur punoni me ndonjë objekt të rrezikshëm. Edhe pse mund të dukeni keq, kur vishni një helmetë apo doreza mbrojtëse, është shumë më mirë sesa të udhëtoni diku. A është bërë frustuese puna? Merrni frymë thellë dhe ndërrojeni qasjen. Në vend se të merreni me aplikime në secilën kompani, bashkohuni në ndonjë agjenci punësimi.

Luani- 21.07-20.08

Është koha të merreni me një dhimbje a sëmundje. Edhe pse keni një orar të ngarkuar, ju duhet të riaranzhoni një konsultim mjekësor. Merreni me vete listën e medikamenteve, që jeni duke i marrë dhe doktori do ta ketë parasysh gjendjen tuaj. Do të jetë e nevojshme të merrni pushim derisa të shëroheni. Mos insistoni se është më e rëndësishme të bëni para, sesa të pushoni. Mund të dëmtoni seriozisht shëndetin tuaj, kur bëni diçka të tillë.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Po ndiheni keq, për shkak të rrethanave. Kurdo që ndodh kjo, është sinjal se ju duhet të ndërroni rutinën. Në vend se të merreni me një regjim, përzini pak gjërat. Angazhohuni në gjëra praktike para punës. Bëjeni një shëtitje në park në kohë të drekës. Trajtojeni veten me ndonjë ushqim të mirë. Ka më shumë jetë sesa puna. Duke e mbajtur ekuilibrin e duhur ndërmjet jetës personale dhe asaj profesionale do të ndiheni më optimist.

Peshorja- 21.09-20.10

Problemet me transport dhe komunikacion do të ndikojnë edhe në agjendën tuaj të përgjithshme. Në kohë të tilla është më lehtë të hiqni dorë sesa të insistoni. Shtyni ndonjë takim për një ditë tjetër, kur trafiku nuk është shumë i keq apo kur ta riparoni telefonin. Nëse jeni duke udhëtuar për biznes dhe ju shtyhet fluturimi, mendoni të pranoni ndonjë mënyrë tjetër udhëtimi derisa të arrini në destinacion.

Akrepi- 21.10-20.11

Një humbje financiare po ju ndalon të arrini një qëllim të kamotshëm. Në vend se të zhyteni në dëshpërim, ndërtojeni një ëndërr të re. Do të ndiheni shumë më mirë. Veprimet e thjeshta si ngjyrosja e një dhome me ngjyra të ndritshme apo përgatitja e ndonjë ushqimi të shijshëm apo edhe punimet në kopsht, do t’ju bëjnë të ndiheni mirë. Energjia juaj do t’i tërheqë të tjerët si magnet. Papritmas, do të merrni oferta të rëndësishme pune. Gjeni mënyrat se si t’i reduktoni shpenzimet pa pasur nevojë të bëni kompromis me standardin e jetesës.

Shigjetari- 21.11-20.12

Vështirësitë që mund t’i keni në punë ju shkaktojnë stres. Në kohë të tilla, është shumë e rëndësishme të dilni me miqtë dhe të afërmit tuaj, që ju duan pa kushte. Kaloni më shumë kohë me partnerin tuaj, sepse do të kujtoheni se ka më shumë gjëra të rëndësishme sesa puna. Zmbrapsjet profesionale eventuale duhen pranuar me më shumë lehtësi. Nëse jeni të pakënaqur me karrierën, mendoni ta ndryshoni drejtimin.

Bricjapi- 21.12-20.01

Mos i dëgjoni shumë mendimet tuaja. Kurdo që keni ndonjë disponim jo të mirë, kundërvihuni. Dëgjoni muzikë. Shikoni filma komedi. Kaloni më shumë kohë me miqtë optimistë. Zemërimi juaj do të ulet kurdo që t’i jepni trurit energji pozitive. Nëse ju mungon vetëbesimi në punë, kjo është sepse keni mungesë të njohurive esenciale. Shkoni në ndonjë kurs, sepse do të mbusheni me njohuri dhe do t’ju rritet edhe vetëbesimi.

Ujori- 21.01-20.02

Keni kujdes të mos krijoni miqësi me dikë thjesht për shkak se mund t’ju ndihmojë. Nuk ju pëlqejnë sjelljet e tilla përfituese. Është tjetër gjë nëse keni simpati për një person e tjetër nëse ju interesojnë lidhjet e tija. A ju ka ndodhur të dashuroheni me një ekspert me ndikim? Mos provoni t’ia mbushni mendjen. Më mirë fokusohuni ta përmirësoni performancën. Gjëja e vetme që ju çon drejt kësaj pozite është talenti.

Peshqit-21.02-20.03

Një dështim mund të jetë edhe profitabil. Nëse ju pushojnë nga puna apo ju ulin në pozitë, merrni frymë thellë. Mos e mundoni veten me kritika. Më mirë shkoni te dikush që ju do pa kushte. Ky person mund t’ju ndihmojë të shihni anën pozitive të kësaj situate. Ka shumë mundësi që asnjëherë nuk do të avancoheni në këtë kompani. Në vend se të vajtoni humbjen, trajtojeni si mundësi për të ecur tutje.