

Dashi- 21.03-20.04
Ecni tutje dhe kënaquni me komoditetin. Megjithëse ka kaluar fundjava nuk keni arsye për të ndalur argëtimin. Shefi juaj mund të mos ketë qëndrim shumë të mirë por kur është në pyetje drejtësia, ai e ka të qartë se askush nuk punon më shumë se ju. Pushimet e zakonshme ju sjellin freski. Nëse keni rast të shkoni në udhëtim, shkoni. Do të kaloni kohë të mirë duke bërë shoping dhe duke eksploruar.
Demi- 21.04-20.05
Jeni lodhur duke u kritikuar nga një ekspert që nuk mund të shohë vlerën e kontributeve të të tjerëve. Për fat të mirë, familja juaj është duke ju mbështetur. Lejoni që t’ju japin këshilla. Nëse vazhdoni të punoni me këtë ritëm pa marrë asgjë në këmbim, ngrini zërin. Një mundësi e re do t’ju japë shansin të fitoni para nga dy burime. Mësimdhënia dhe shkrimet janë fusha të përshtatshme për t’u eksploruar.
Binjakët- 21.05-20.06
Gjithmonë keni qenë një urë lidhëse mes shoqërisë dhe kjo po dëshmohet sidomos tani. Takimet me njerëz të rinj dhe vizitat në vende të panjohura kërkojnë energji të madhe. Mos u befasoni nëse dikush që ka qenë indiferent për sharmin tuaj do të fillojë të flirtojë me ju. Përçarjet rreth financave do të shkaktojnë tensione familjare. Strategjia më e mençur do të ishte të largoheni nga debatimet.
Gaforrja- 21.06-20.07
Lejoni vetes pak luks. Dhuroni vetes një ditë të lirë për të vendosur se çka dëshironi në të vërtetë. Nëse keni ende dilema lidhur me një çështje, nuk ia vlen të vazhdoni. Disa probleme në punë mund t’ua prishin disponimin. Organizoni pushime relaksuese sepse kjo është mënyra më e mirë për të shpenzuar paratë. Shkoni në ndonjë vend më të largët me miqtë.
Luani- 21.07-20.08
Ju tërhiqni vëmendje romantike kudo që shkoni. Kjo i vë problemet e punës në tjetër perspektivë. Kolegët mund të mos jenë shumë bashkëpunues. Disa prej tyre do të mundohen të imponojnë mendimet për ju. Përfitoni nga rasti për të kërkuar një tjetër vend pune. Një punë që ka të bëjë me ambientin do t’ju bënte entuziast. Shkoni në disa intervista dhe njerëzit do të mahniten nga sharmi juaj.
Virgjëresha- 21.08-20.09
Nuk jeni tip që i jepni hapësirë zemrës. Por nëse dëshironi të krijoni një romancë, duhet të zbuloni ndjenjat tuaja. Mos u përpiqni të mposhtni njeriun që dashuroni. Është e vështirë të kultivoni romancë tani sepse jeni rrethuar nga kaosi dhe tensioni. Një person me trauma budallaqe do t’ju detyrojë të ndaloni atë që jeni duke bërë dhe të përqendroheni në nevojat e tyre.
Peshorja- 21.09-20.10
Një mik do t’ju sjellë lajme interesante dhe është koha të festoni. Disa pjesëtarë të komunitetit tuaj janë xhelozë për suksesin e të tjerëve por ju nuk jeni. Kjo sepse jeni tip shumë realist. Qëndrimi i tyre vetëm sa do t’ju ndihmojë që t’ia dilni mbanë me një të afërm që gjithmonë sheh vetëm anën negative të gjërave. Pas një apo dy ditëve ky pesimist do të mendojë se sa i marrë ka qenë dhe më s’do të keni telashe me të.
Akrepi- 21.10-20.11
Lini përshtypje të mrekullueshme për punëdhënësit, kolegët dhe partnerët e biznesit. Është koha e duhur të ngrini reputacionin profesional. Për fat të keq, disa njerëz do t’ju vënë barriera nga frika. Ndoshta është koha të mendoni për një biznes tuajin. Nëse tashmë keni një biznes personal, përfitoni nga rasti për të krijuar bazën me klientë. Lansoni një fushatë reklamuese.
Shigjetari- 21.11-20.12
Kureshtja juaj sfidohet nga njerëzit e huaj. Përfitoni nga rasti për të udhëtuar. Nëse nuk keni para për një udhëtim, lexoni libra ose shikoni filma të huaj. Sa më ekzotike që të jenë, aq më shumë do të kënaqeni. Ndërkohë do të ballafaqoheni me një dilemë etike. Zakonisht nuk e keni telash të vendosni. Por për fat të keq do të përballeni me një problem që mund të shkaktojë viktima të pafajshme.
Bricjapi- 21.12-20.01
Dëshira për t’ua bërë qejfin të tjerëve ju bën person të dashur. Kushtojuni kujdes nevojave të partnerit tuaj dhe plotësoni dëshirat e tij. Jeni shumë të përshtatshëm për misione të tilla. Pranoni sugjerimet e partnerit. Megjithëse nevojat e tyre mund t’ju duken të çuditshme, nuk ka arsye të bëni pyetje qesharake. Kujtojeni se ju të dy jeni të barabartë.
Ujori- 21.01-20.02
Ndihmoni sa më shumë që mundeni. Një lidhje e afërt do t’ju bëjë të dyshoni në atë që po eksperimentoni. Mendimet negative po ju ndalojnë të merrni rreziqe. Mos u frikësoni të bëni gjëra ndryshe nga ato që keni bërë, siç janë shkrimet apo botimet. Ka gjasë që të merrni pak kritika. Por në fund kontributi juaj do të mbërrijë aty ku duhet dhe dikush do të shohë vlerën e asaj që bëni. Deri atëherë, mbështetuni në ndihmën e mikut tuaj.
Peshqit- 21.02-20.03
Është e lehtë të përkushtoheni në punë me zemër, kur e dashuroni punën. Gjërat po ju shkojnë mirë në jetën profesionale. Nëse jeni duke kërkuar punë, do të gjeni një që ju mundëson të shprehni talentin kreativ. Mos lejoni një mik ziliqar t’ju flasë për dështimin. Ai është armiku juaj më i keq. Paratë i keni të kufizuara por për fat të mirë nuk e keni problem të gjendeni me buxhet më të ulët. Nuk keni nevojë për luks që të ndiheni të lumtur.

















