Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 17 shtator 2017

Horoskopi i datës 17 shtator 2017

Dashi- 21.03-20.04

Një çështje ligjore, publikime fetare ose promovime do t’ju detyrojë të bëni hulumtime. Nëse nuk jeni të sigurt se ku duhet të kërkoni informacionet, drejtohuni në librari. Është e mundshme që ky hulumtim do t’ju çojë të përfshiheni në një organizatë humanitare. Nuk jeni tip i personit që mund të rrijë ulur kur njerëzit, kafshët ose ambienti nuk janë në gjendje të duhur. Kushtoni kohën dhe paratë për një rast humanitar dhe do të ndiheni mirë. Miqtë tuaj do t’ju ftojnë t’i shoqëroni në një mision.

Demi- 21.04-20.05

Nuk jeni duke u kushtuar shumë kohë nevojave emocionale. Jeta është shumë më shumë sesa një listë me gjëra që duhet t’i bëni. Ndani kohë për aktivitete që ju japin kënaqësi. Një shëtitje nëpër park ose vizitë në ndonjë dyqan lulesh do t’ju ndihmonte shumë. Nëse duhet të bëni disa përjashtime, bëjini. Mos u befasoni kur ana juaj kreative do të shpërthejë dhe aranzhoni më mirë prioritetet tuaja.

Binjakët- 21.05-20.06

Duke u bashkuar me një person vizionar e të mençur do të fitoni rezultate të jashtëzakonshme. Keni dëshirë të madhe të përfshiheni në një projekt, por nuk jeni të sigurt se ku duhet të drejtoheni. Kur t’ju ofrojë një mik juaji një ide brilante, pranojeni pa bërë shumë pyetje. Kujdesja për detajet do të përshtatet me energjinë tuaj të madhe. Po ashtu do të zbuloni disa aftësi tuajat, duke punuar përkrah këtij partneri. Sa më shumë njohuri teknologjike që të fitoni, aq më mirë është për ju.

Gaforrja- 21.06-20.07

Sa më shumë që specializoni dijen tuaj aq më të lehtë do ta keni për të gjetur punë. Përfitoni nga mundësia për të studiuar në një vend të duhur. Me aftësi të avancuara do të fitoni mundësi për të punuar në mënyrë të pavarur. Kjo do të jetë një lloj ringjalljeje për ju. Nëse ka diçka që urreni është të jeni të paorganizuar. Shëndeti juaj do të ndërlidhet edhe me aktivitetin seksual. Mos i lini anash dëshirat tuaja fizike. Nëse i plotësoni nevojat fizike do të ndiheni më energjik dhe më të relaksuar.

Luani- 21.07-20.08

Ndani kohë për hobin tuaj të preferuar. Jeni bekuar me aftësi të konsiderueshme artistike por nganjëherë ju neglizhoni talentin. Kur nuk shkruani, ngjyrosni ose luani muzikë, edhe lidhjet tuaja pësojnë. Ju bëheni të irrituar dhe frustroheni. Për këtë do të ishte më mirë sikur të aranzhoni edhe një herë orarin tuaj. Puna dhe përgjegjësitë familjare janë të rëndësishme, por edhe lumturia juaj. Nëse jeni beqar kjo do të ishte kohë e përshtatshme për të takuar një person të veçantë.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Sa më shumë që dini, aq më të lumtur ndiheni. Nuk jeni tip që nuk ua vini veshin fakteve të rëndësishme. Aftësia juaj për t’u ballafaquar me problemet do t’ju mundësojë të gjeni një punë të mirë. Një person i fuqishëm që ka nevojë për staf të motivuar do t’ju kërkojë t’i bashkoheni ekipit të tij. Kërkoni leje që të punoni nga shtëpia. Talentet tuaja janë aq impresive dhe ju keni nevojë që të akomodoheni sa më mirë.

Peshorja- 21.09-20.10

Gjithmonë keni qenë negoicues i shkëlqyer. Njerëzit kanë dëshirë t’ju ftojnë për ndeja, sepse ju dini të përshtateni me të gjithë. Natyrisht, ju keni dëshirë të veproni. Mos e lini pa shkuar në një festë glamuroze në universitet ose në qendër kulturore. Aty do të takoni një vizionar që i pëlqen sfidat. Në vend se t’i fshihni dobësitë tuaja, qeshni për to. Ky qëndrim natyral do t’ju bëjë edhe më atraktiv.

Akrepi- 21.10-20.11

Jeni përcaktuar të arrini më të mirën, sidomos sa u përket punëve shtëpiake. Duhet të kurseni para, e megjithatë duhet të blini gjërat që ju nevojiten. Nëse jeni duke menduar të bëni investime në shtëpi, është mirë që të kontrolloni mirë çmimet. Në këtë mënyrë, do t’u shmangeni njerëzve që duan të shesin mallrat e tyre me kualitet më të ulët.

Shigjetari- 21.11-20.12

Telefoni juaj nuk pushon së cingëruari dhe kjo gjë ju pëlqen. Të qenët i kërkuar është gjë e mirë, sidomos në kohë të tilla. Nëse jeni duke kërkuar punë, kërkoni ndihmë prej miqve. Kontaktet personale do t’ju ndihmojnë të siguroni një intervistë pune. Merrni në konsideratë rastet që kanë të bëjnë me gjëra shoqërore. Mos e lini pa dalë me miq në mbrëmje. Dikush do t’ju japë një lajm shumë të mirë dhe të gjithë do të festojnë për fatin tuaj.

Bricjapi- 21.12-20.01

Besoni intuitës kur është fjala për të marrë një vendim të rëndësishëm financiar. Dikush do t’ju kërkojë ndihmë për një organizatë humanitare. Do të ndiheni më mirë moralisht nëse e futni veten në këtë grup. Kjo nuk është e lehtë për njerëz si ju, por do ta kuptoni se ka shumë gjëra më të rëndësishme në jetë sesa ato që keni bërë zakonisht.

Ujori- 21.01-20.02

Një mik juaji do t’ju kërkojë një opinion objektiv. Për fat të mirë, kërkesa e tij është e sinqertë dhe ju do të ndiheni të lirë t’ia tregoni të vërtetën. Disa njerëz ju mbajnë në distancë, por jo ky person i cili është i interesuar që të bëjë një punë të shkëlqyer. Me ndihmën tuaj, ai do të arrijë suksese të mëdha dhe shumë shpejt të gjithë do të flasin për këtë kryevepër. Duhet të ndiheni shumë krenar që keni qenë pjesë e këtij zhvillimi.

Peshqit- 21.02-20.03

Aftësitë tuaja për të folur dhe për të shkruar tërheqin vëmendje të madhe. Megjithëse jeni tip i qetë, mos hezitoni që të ofroni opinione kur ju bëjnë pyetje. Njerëzit i çmojnë vlerat tuaja dhe ju nuk jeni tip që dëshironi të imponoheni në publik. Ndani kohë për të shkruar ndonjë poemë ose tregim të shkurtër. Jeni lodhur duke parë njerëzit se si abuzojnë me pozitat e tyre. Pushoni pak.