Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 15 shtator 2017

Horoskopi i datës 15 shtator 2017

Dashi- 21.03-20.04

Nëse merrni një qëndrim etik do të mundë të jetoni në paqe me veten. Edhe pse do të jetë e lehtë të pajtoheni me një personalitet të vështirë e shtypës, thjesht për të ruajtur punën tuaj, prapëseprapë ndërgjegjja nuk do t’jua lejojë. Flisni sikur ndiheni edhe nëse mund të shkarkoheni nga një pozitë e qëndrueshme. Shpejt do të gjeni një tjetër vend pune. Po ashtu do të tërhiqni shumë vëmendje romantike si rezultat i këtij qëndrimi.

Demi- 21.04-20.05

Sigurinë financiare e arrini nëpërmjet insistimit dhe punës. Nëse ju viheni në krye të një grupi financiar, do të gjeni mënyra për të siguruar shumë burime financiare. Kjo nuk do të thotë se duhet të blini menjëherë gjëra të shumta. Por ju e kuptoni se për të pasur sukses duhet investim. Thjesht duhet të keni kujdes me shpenzimet e shkurtime buxhetore. Kur i peshoni me kujdes opsionet, do të arrini marrëveshje me të cilat kënaqen të gjithë: edhe grupi edhe konsumatorët, edhe ata që punojnë me ju.

Binjakët- 21.05-20.06

Është koha e duhur të nënshkruani një kontratë. Nëse nuk po ndiheni të përmbushur me disa gjëra që ju ofrohen, negocioni për një marrëveshje më të mirë. Shfrytëzojeni sharmin për të arritur marrëveshjen sipas mënyrës suaj. Mos keni frikë të largoheni nga një marrëveshje që ju duket e padrejtë. Kurdo që ana tjetër e kupton se ju jeni duke bërë biznes, do të pajtohet me kushtet tuaja. Nëse nuk e merrni kompensimin që dëshironi, kërkoni rrugë të tjera.

Gaforrja- 21.06-20.07

Është e rëndësishme të jeni preciz në punë. Kur të tjerët e shohin sesa shumë kohë e përpjekje investoni në punën tuaj, do t’ju kërkojnë. Fjala do të përhapet shpejt për performancën tuaj superiore. Në këtë pikë, do të mundë të fitoni rritje page ose ndonjë punë më të mirë. Keni mungesë të shkathtësive esenciale? Përfitoni nga rasti të shkoni në ndonjë kurs që t’i shtoni kualifikimet. Jo vetëm që do të mbusheni njohuri, por edhe do të përmirësoni imazhin profesional.

Luani- 21.07-20.08

Nëse zhvilloni talentin kreativ do të keni qasje tjetër për jetën. S’ka rëndësi sesa shumë kohë kërkojnë jeta profesionale e private, ju duhet të ndani kohë për art. Duke punuar me një mësimdhënës do të përmirësoni në mënyrë dramatike shkathtësinë për të shkruar, pikturuar, interpretuar muzikë apo performuar. Sa më të përkushtuar që jeni për zanatin tuaj, aq më shumë famë do të tërhiqni. Mos u befasoni nëse ju publikohet një artikull, shisni ndonjë portret apo incizoni ndonjë album.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Prioriteti juaj është të siguroni rehati për familjen. S’ka rëndësi se a duhet të blini ndonjë tokë që të mund të përfitojnë brezat e rinj apo duhet të kurseni për t’ia paguar shkollimin një fëmije. Nëse keni partner, mos e lini pa e marrë sigurimin shëndetësor. Kësisoj, nuk do të ketë nevojë të kujdeset për ju, nëse ju ndodh diçka. Gjërat e tilla mund të duken morbide, por në të vërtetë janë të vlefshme kur duhen më së shumti.

Peshorja- 21.09-20.10

Nëse do t’ju duhet të merreni me një temë apo të arrini ndonjë shkathtësi që s’e keni, duhet të punoni shumë. Ushtroni për çdo ditë gjatë një periudhe të gjatë. Mos prisni të kaloni një test pasi keni mësuar vetëm një natë para tij. Duke ndarë kohën e duhur për studime do të viheni në krye të klasës. Mund t’ju ofrohet një vend pune nga njëri prej mësimdhënësve tuaj. Puna si asistent do t’ju japë përvojën e nevojshme për t’u marrë me një tjetër fushë.

Akrepi- 21.10-20.11

Është e rëndësishme të jeni praktik për paratë. Nëse e vëreni që puna aktuale po përfundon, shkoni në një drejtim tjetër. Bëni disa hulumtime në industri që kanë nevojë për punëtorë të shkathtë. Duke marrë licencë në ndonjë degë që lidhet me ndonjë fushë të caktuar do të mundë të zgjidhni një punë të mirë. Ka gjasë të filloni biznesin tuaj. Keni të gjitha aftësitë organizative për ta bërë këtë.

Shigjetari- 21.11-20.12

Iniciativa, durimi e vetëbesimi juaj do t’ju shpërblehen. Njerëzit janë të impresionuar nga mënyra sesi ju mësoni shpejt para se të hyni në negociata për biznes. Në vend se të mbështeteni tek të tjerët për t’i bërë hulumtimet, ju futeni vetë në temë. Kjo ju mundëson të krijoni njohuri për alternativat e mundshme. Mos u befasoni kur punëdhënësi ju dërgon në një udhëtim të rëndësishëm pune.

Bricjapi- 21.12-20.01

Shkathtësia për të fituar simpatinë e të tjerëve ju ka bërë të famshëm. Të tjerët e dinë se kurdo që kanë telashe mund të vijnë të kërkojnë ndihmë tek ju. Ju ndieni kënaqësi t’u shërbeni njerëzve të komunitetit tuaj. S’ka rëndësi nëse duhet të kryeni shërbime falas apo të merreni me reforma. E rëndësishme është të kanalizoni energjinë tuaj në projekte që mund të përmirësojnë jetën e të tjerëve.

Ujori- 21.01-20.02

Fokusohuni në qëllimet tuaja. Do të mundë të realizoni një ëndërr të kamotshme. Po kërkoni dashurinë? Do ta gjeni në një festë. Mos e lini pa veshur diçka që ju bën të dukeni dhe të ndiheni mirë. Kjo ju ndihmon që vetëbesimi juaj të rritet dhe kjo është gjë tejet atraktive. Mos u befasoni kur të rrethoheni nga admirues të shumtë. Nëse jeni në lidhje, partneri juaj do t’ju sjellë lajme fantastike.

Peshqit- 21.02-20.03

Praktikojeni sinqeritetin në të gjitha marrëveshjet profesionale e politike. Është mirë të kontrolloni vetë gjërat. Nëse ekzagjeroni pak CV-n tuaj apo fusni gjëra të rrejshme në të, do të keni shumë telashe. Nëse e vërteta nuk funksionon në favorin tuaj është koha të bëni ndryshime. Shkoni trajnohuni dhe ushtroni para se të kërkoni një avancim në punë. Formulojeni një ide të re për t’iu ndihmuar shumë njerëzve e jo vetëm disa të përzgjedhurve.